5 shenjat që tregojnë se partneri/ja nuk ju respekton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëshironi të dini sekretin e një lidhjeje të qëndrueshme dashurie? Filloni me mësimet e nxjerra nga lidhjet që nuk kanë zgjatur. Kjo është këshilla e Dennis Vetrano, një avokat divorcesh. Në podkastin e tij “The DRV Law Show”, ai flet për disa sjellje që ka vënë re gjatë 20 viteve karrierë.

Ja pesë shenjat që tregojnë se ai/ajo nuk po ju jep respektin që meritoni në raportin në çift:

#1 Nuk ju ndihmon në punët e shtëpisë

Në brezat e kaluar, ndarja e punëve ishte e qartë: baballarët bënin pjesën më të madhe të parave dhe nënat merreshin me shtëpinë dhe kujdeseshin për fëmijët. Tani rolet kanë ndryshuar, ndaj përpara se të përfundoni në zyrën e avokatit të divorceve, filloni të bëni gjëra të vogla çdo ditë që të ndihet dëshira juaj për të ndihmuar partneren.

#2 Nuk të dëgjon

Kur jeni duke folur për diçka që ju emocionon apo gjëra të rëndësishme, a ju ndërpret partneri/ja në mes të historisë dhe ju flet për diçka krejt tjetër, madje duke mos pritur që ju të përfundoni? “Sigurisht që të ndërpresësh njerëzit është mungesë respekti,” thotë Vetrano, i cili thekson se ekziston një kufi i hollë midis mosrespektimit dhe abuzimit. “Si një avokat divorci, unë e di se cilat janë këto gjëra që nisin nga mungesa e dëgjimit te mosrespektimi dhe shoh qartë se çifti me këto shenja është në rrugën drejt ndarjes”.

#3 Bën shaka pa kripë

Ka disa mënyra për të parë se çfarë është qesharake dhe çfarë jo. Para se të flisni, mendoni se si do të ndiheshit nëse partneri/ja juaj do të thoshte një gjë të ngjashme. Nga ana tjetër, nëse bashkëshorti/ja thotë diçka për të qeshur që ju mërzit, flitini gjërat në mënyrë që mosrespektimi të kthehet në normalitet.

Lexo edhe :  Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

#4 Dëgjon kolegët më shumë se ju

A ndiheni të dëgjuar në fund të ditës? A kujdeset burri apo gruaja për angazhimet tuaja, si e keni kaluar ditën etj? Këto janë pyetje kyçe për t’i bërë vetes, thotë Vetrano. Zgjidhja për këtë situatë sipas avokatit të divorceve është që mos u jepni kolegëve më shumë respekt sesa partnerit/es së jetës.

#5 Nuk ju lejojn të merrni vendime financiare

Nuk ka një marrëveshje të përsosur për të gjithë, por nëse një person kontrollon të gjitha financat, pa asnjë kontribut nga partneri tjetër, kjo mund të çojë në pakënaqësi dhe madje abuzim. “Nuk mund të jetë një rrethanë kur njëra palë i vendos të gjitha paratë në llogari dhe pala tjetër nuk ka akses në të. Kjo nuk është barazi, por abuzim që mund të çojë deri në ndarje,” thekson avokati./E.Ç

Të fundit

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV