CEO i një kompanie jep rreth 11,500 euro në vit që qeni i saj të bëjë jetë mbretërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Noel Duan është CEO i një kompanie, por mbi të gjitha një “nënë profesioniste e qenve” siç shprehet ajo në llogaritë e saj në rrjetet sociale. Në fund të fundit, Artemisa, siç quhet qeni i saj, u bë familja e saj në një kohë të vështirë, mbështetja e saj e vetme.

Gruaja 32-vjeçare ka pohuar se e ka gjetur Artemiswn teksa po shëtiste rrugëve të Majamit, SHBAAjo jetonte në Nju Jork në atë kohë dhe kishte qenë në Florida duke u përpjekur të kuptonte se çfarë të bënte me jetën e saj. Shtatë vjet më vonë ajo drejton një kompani për kujdesin e lëkurës së kafshëve shtëpiake në Londër dhe Artemis po jeton si mbretëreshë.

Tashmë, Artemisa po shijon suksesin e “nënës”. Ajo merr mësime private noti dhe ha ushqime të përgatitura posaçërisht me mish derri, këmbë pule, mish dreri ose viçi, perime, dardha, mollë, fara chia dhe më shumë. Përveç kësaj, qeni është i botës dhe ka shumë lodra dhe tre krevate, njëri prej të cilëve kushton rreth një mijë euro.

“Qeni im ha një dietë shumë më të mirë se unë, dhe ndoshta duhet të ha si qeni im nëse dua të marr trupin e ëndrrave të mia”, thotë ajo.

Duke mbajtur shënim se sa para dha gjatë vitit 2022 për qenin e saj, Noel Duan tha se dha rreth 11,500 euro, përfshirë biletat për udhëtime në Suedi, Francë, Gjermani dhe Greqi. Në rrjetet sociale ajo ka marrë shpesh komente negative për jetën luksoze që bën qeni i saj, në një kohë kur varfëria mundon një pjesë të madhe të planetit. Ajo thotë se është e lumtur që i jep para Artemisës pasi i sjell një gëzim të madh./E.Ç

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV