Dëborë në Shishtavec/ Vështirësi për nxënësit, një pjesë të rrugës e bëjnë në këmbë

Në zonat e larta malore të verilindjes kanë nisur reshjet e para të dëborës. Në njësinë administrative Shishtavec, dëbora e parë nuk ka sjell problematika sa i përket lëvizjes së mjeteve dhe furnizimit me energji elektike, ndërkohë që banorët thonë se jemi të përgatitur për stinën e dimrit ndonsë viteve të fundit dimri në zonë kanë qenë më i butë.

Ndërkohë vështirësi kanë nxënësit dhe mësusesit e kësaj zone, për shkak se ata nga vendbanimi i tyre deri në rrugën automobilistike, ku i pret furgoni i nxënësve, e bëjnë në këmbë, shkruan Fax news.

Sakaq institucionet arsimore në këtë njësi administrative janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje dhe stufat nga sot janë ndezur në klasa.

Përsa i përket situatës në Kukës nuk ka patur probleme pavarësisht reshjeve të shiut të rëna  në zona të ulëta dhe borë në zonat malore.