Lezhë/ Mësuesi që goditi nxënësin pezullohet nga puna/ Klasa e 9-të në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nxënësit e klasave të nënta në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në qytetin e Lezhës, bojkotuan procesin mësimor këtë të enjte. Shkak u bë largimi nga pune i mësuesit të Matematikës Ramiz Bajrami, i cili pak dite më parë shfaqej në një video në rrjetet sociale duke goditur një nxënës, gjatë orës së mësimit.

Nxënësit e konsiderojnë të padrejtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për largimin nga puna të mësuesit, që sipas tyre ai u provokua dhe ra pre e një kurthi brenda klasës.

“Unë quhem Sara Deda dhe jam nxënëse e klasës së 9-A. Sot kemi lajmëruar drejtorinë e shkollës që do bojkotojmë orën e mësimit se nuk jemi dakord për vendimin që është marrë për profesorin e Matematikës dhe Fizikës, profesor Ramiz Bajrami. Është shfaq një video e profesorit, ku në ato video nuk është tregu dhuna. Nëse nxënësi është ndjerë i dhunuar ai duhet të na sjellë një raport mjekësor që është i dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Atëherë ne s’jemi fare dakord. Ma vjen gjynah për profesorin, se ka rënë pre e një loje që mund të jetë bërë nga klasa dhe çdo profesor mund të bie. Nëse profesor Ramizi përjashtohet, atëherë duhet të përjashtohet çdo lloj mësuesi që është në këtë shkollë se gjithë mësuesit e kanë pasur një problem kur kanë dalë nga vetja.  Ne nuk do futemi në mësim pa profesor Ramizin, këtë e kemi të qartë. Nuk na intereson fare, ne duam vetëm që të vijë profesor Ramizi dhe t’ua bëjmë të qartë të gjithëve që pa profesor Ramizin ne asnjëri nuk futemi në mësim”, thotë nxënësja Sara Deda.

“Ne kemi vendosur që të bojkotojmë. Nuk do të hyjmë në mësim derisa profesori ynë të kthehet në krye të punës. Përderisa nxënësi nuk ka pasur shenja dhune e kanë hequr kot nga dhuna e kanë heq kot nga puna dhe ne s’do futemi në mësim derisa profesori të kthehet në punë.

Lexo edhe :  Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, ministrja shpjegon procesurat se si përfitohen

Kemi dalë në protestë për profesorin tonë dhe nuk futemi në mësim. Nuk pranojmë asnjë mësues tjetër që të na bëjë mësimin. E kanë hequr prej pune pa të drejtë”, thonë nxënësit.

Stafi pedagogjik dhe Komisioni i Disiplinës nuk ka kërkuar asnjë lloj mase ndaj mësuesit, ndaj dhe nxënësit e irrituar kërkojnë që ministria të tërhiqet nga ky vendim i padrejtë.

“Stafi pedagogjik dhe Komisioni i Disiplinës nuk ka kërkuar asnjë lloj mase për me e heq mësuesin nga puna. Ky vendim është marrë nga Ministria e Arsimit dhe është diçka e padrejtë. Nëse Komisioni i Disiplinës dhe stafi pedagogjik nuk kanë pranuar që profesori të largohet, atëherë kurrkush se ka këtë të drejtë. Ne jemi duke kërkuar këtu të gjitha të drejtat e profesorit që janë duke ja humbur”, tha nxënësja Sara Deda.

Në lidhje me këtë çështje nxënës të shkollës “Kosova” dhe prindër po përgatisin dhe një peticion drejtuar Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Lezhë dhe ministrisë, ndërsa paralajmërojnë bojkot të vazhdueshëm të mësimit deri në rikthimin në punë të mësuesit Ramiz Bajrami.

Të fundit

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe...

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj. Ndryshe nga sa u...

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland, Inter dhe Milan për nënshkrim...

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë”...

Plas grushti në AF Elbasani-Pogradeci, futbolli shqiptar s’ka paqe as në miqësore

Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit në 'Elbasan Arena' i ngjante më shumë një...

Lajme të tjera

Web TV