“Të gjithë vëllezër!”/ Krerët fetarë i dhurojnë Papa Françeskut flamurin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krerët fetarë ortodoksë, myslimanë, bektashi, katolikë dhe protestantë shqiptarë i dhuruan Papa Françeskut një flamur shqiptar me mbishkrimin “Të gjithë vëllezër!”. Një mesazh ky që portretizon unitetin e komuniteteve fetare që jetojnë në harmoni në Shqipëri.

Krerët fetarë nga Shqipëria ishin të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, për të përshëndetur Papën dhe për të dëshmuar me përvojën e tyre personale, rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare.

Delegacioni shqiptar përbëhej nga Imzot Giovanni Peragine dhe don Ignazio Bonsignore, Atë Mihal Sanellari dhe Atë Vangjel Sotiri, pastorët Sean Mason dhe Elidon Lilo, myftiu Ledian Cikalleshi dhe z.Marenglen Ocka, Baba Sadik Ibrokodheli dhe Përparim Ibra.

Gjatë vizitës së tyre në Romë, krerët fetarë vizituan vende të ndryshme kulti, si kishën e Shën Teodorit, xhaminë e Romës dhe një qendër bektashinjsh në Capena, pranë kryeqytetit italian. Grupi bëri edhe një vizitë në Dikasterin vatikanas për dialogun ndërfetar./e.t

Të fundit

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump...

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në...

Lajme të tjera

Web TV