Gjërat që narcistët bëjnë në një lidhje, sipas këtij psikologu të Harvardit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shenjat e narcizmit ekstrem shpesh janë të lehtë për t’u identifikuar: sjellje si mburrje, monologë shkatërrues, vërejtje të shpeshta etj. Në realitet kjo mund të duket si një lojë, por sipas një psikologu që punon në Harvard University prej 25 vitesh, janë disa shenja dalluese që njerëzit narcistë i bëjnë gjithmonë në një marrëdhënie dashurie dhe ju duhet t’i dalloni menjëherë:

#1 “Bombardojnë” me dashuri

Lavdërime, dhurata, vëmendje e tepruar! Kur lidhja është e shëndetshme, kjo sjellje merr një tjetër emër: “faza e mjaltit”! Sipas hulumtimeve, një trajtim i tillë i partnerëve nuk është thjesht argëtues, por ai mund të parashikojë jetëgjatësinë dhe lumturinë e marrëdhënieve romantike. Por, mos u mashtroni! Në fazat e para të njohjes, gjithçka kalon me “bombardim” dashurie deri në piedestal, duke lënë pak hapësirë për kënaqësi.

#2 Irritohen kur përballen me ndjenja të pambrojtura

Nëse thoni diçka të tillë: “Më pëlqejnë të gjitha mesazhet e tua, jam i/e emocionuar që do të të shoh”, ky është një reagim normal ndaj një njeriu për të cilin keni ndjenja. Përgjigja e një narcisti mund të jetë ndryshe: “Nuk më pëlqejnë lojërat”. Ata mund të tërhiqen derisa zhduken fare.

#3 Kanë një imazh të rremë për sigurinë

Njerëzit narcistë përballen me pasiguritë duke ruajtur një ndjenjë për veten si të veçantë, të jashtëzakonshme ose unike, sa nuk kanë frikë nga përballja me rrezikun emocional. Njerëzit që nuk janë narcistë kanë fleksibilitetin për të shijuar thjesht lidhjen.

#4 Flasin vetëm për ngjashmëritë

Një mënyrë tjetër sesi narcistët bëhen të besueshëm është krijimi i një ndjenje të veçantë duke këmbëngulur që të dy jeni njësoj në shumë gjëra: “Ne duam të njëjtën muzikë! A nuk është mirë që ne të dy shijojmë ecjen?” Kur ju vini në dukje dallimet në shijet në kuzhinë apo muzikë, ose refuzoni një mbrëmje surprizë pasi keni planifikuar tanimë një takim tjetër prej kohësh, ju mund të përballeni me acarim ose heshtje.

Lexo edhe :  Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

#5 Kontrollet e vazhdueshme

Narcistët shpesh praktikojnë kontrollin e fshehtë. Ata mund të shfaqen në minutën e fundit me bileta koncerti dhe lule, ose të bëjnë të gjitha rezervimet e darkës, ose të këmbëngulin në zgjedhjen e vendit romantik për piknikun e radhës. Organizimi i situatave të tilla është gjithnjë një taktikë për të marrë atë që ata duan në kohën që ata duan./E.Ç

Të fundit

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka...

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij për mandatin e shumëdiskutuar mes...

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit "Siguria Detare" janë kontrolluar...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

Lajme të tjera

Web TV