“Kurrë nuk i kam parë fëmijët më të lumtur”, Shakira flet për jetën e re në Amerikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i muzikës pop Shakira ka përjetuar ndryshime të mëdha në stilin e saj të jetesës gjatë muajve të fundit.

Vetëm një vit më parë, këngëtarja nga Kolumbia ishte në Barcelonë ku jetonte me dy fëmijët dhe ish-partnerin e saj, Gerard Pique. Tani, realiteti për të është krejtësisht ndryshe. Këngëtarja vendosi të nis një jetë të re duke u transferuar në Amerikë.

Ndërkohë Pique zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në biznes në Barcelonë dhe të vazhdojë me zgjerimin e ‘Kings League’. Ndërkaq, së fundmi në një intervistë për revistën Hola në vendin e saj, Kolumbi, Shakira zbuloi gjithçka rreth jetës së saj të re në Miami.

“Në Spanjë, fëmijët nuk mund të shkonin në shkollë të qetë dhe situata që jetonim me mediat, ku ata u ndoqën deri në derën e shkollës së tyre, nuk ishte e durueshme”, u shpreh këmgëtarja.
Shakira është shumë e kënaqur me drejtimin që po merr jeta e saj, duke u larguar nga rutina e saj e vjetër në Barcelonë. Artistja shprehet se: Unë i jam përkushtuar rritjes së fëmijëve. Nuk i kam parë kurrë fëmijët e mi kaq të lumtur. Ata shkojnë në aktivitetet e tyre jashtëshkollore pa i ndjekur askush, jo si në Barcelonë, ku kishim paparacët në derë çdo ditë. Ata tani bëjnë një jetë të lirë dhe normale si dy fëmijë të zakonshëm, jo si fëmijë të famshëm.

Rikujtojmë, se kënga e këngëtares kolumbiane “BZRP Music Sessions #53” theu rekorde shikueshmërie dhe do të studiohet në Universitetin e Castilla-La Mancha (UCLM). UCLM njoftoi së fundmi për një konferencë për të studiuar implikimet e ndarjes nga fusha të ndryshme të së drejtës, nga e drejta për privatësi, nderi dhe vetë imazhi tek e drejta ndërkombëtare./E.Ç

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV