18 Nëntor 1940/ Hitleri revoltohet ndaj sulmit italian të Greqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësi nazist takohet me ministrin e jashtëm italian, Galeazzo Ciano, për të biseduar mbi sulmin katastrofik të Mussolinit në Greqi. Në takimin e tyre në Obersalzberg, Hitleri foli për mundësinë që britanikët mund të zbarkonin në Greqi, dhe ngrinin një bazë ajrore në Athinë. Pavarësisht protestës ndaj lëvizjes së Mussolinit, ai mendoi t’i linte italianët të bënin luftën e tyre, ndoshta duke arritur edhe një paqe me grekët, si një mënyrë për të parandaluar një ndërhyrje nga ana e aleatëve. Por Gjermania do ta pushtonte Greqinë në prillin e vitit 1941.

Më 28 tetor të vitit 1940, Italia sulmon Greqinë përmes Shqipërisë, duke shënuar hyrjen e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore. Italia u befasua nga qëndresa dhe kundërpërgjigja greke. Lufta filloi pasi diktatori grek Loannis Metaxas hodhi poshtë një ultimatum italian që kërkonte pushtimin e territorit grek. Forcat italiane pushtuan Greqinë. Ushtria greke kundërsulmoi dhe detyroi italianët të tërhiqeshin. Nga mesi i dhjetorit, grekët kishin hyrë në gati një të katërtën e Shqipërisë. Në mars të vitit 1941, në një kundër-ofensive italianët përsëri humbën.

Fitorja greke gjatë ofensivës italiane në tetori 1940 ishte fitorja e parë aleate dhe ndihmoi për të ngritur moralin në Evropën e pushtuar.

Kalendar

18 Nëntor 401 – Visigotët, të udhëhequr nga mbreti Alarik I, kalojnë Alpet dhe pushtojnë Italinë veriore.

18 Nëntor 1095 – Nis punimet Këshilli i Klermontit, i thirrur nga Papa Urbani II, që do të miratonte nisjen e Kryqëzatës së Parë në Tokën e Shenjtë.

18 Nëntor 1987 – Në Londër, 31 njerëz vdesin gjatë një zjarri të madh që shpërtheu në metro.

18 Nëntor 1988 – Presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan, nënshkruan një projekt-ligj që lejon dënimin me vdekje të trafikantëve të drogës.

Lexo edhe :  7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

18 Nëntor 1991 – Pas një rrethimi 87-ditor, qyteti kroat i Vukovarit bie në dorë të ushtrisë jugosllave dhe forcave paraushtarake serbe.

18 Nëntor 1993 – Në Afrikën e Jugut, 21 parti politike miratojnë një kushtetutë të re, duke zgjeruar të drejtat e votimit, dhe duke i dhënë fund sundimit të pakicës së bardhë.

 

Të fundit

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën...

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim. Ngjarja ka ndodhur...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Lajme të tjera

Web TV