Moti i keq, rikthehen lundrimet në Adriatik për tragetet Durrës-Bari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pezullimit 24 orësh të lundrimeve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, mbrëmjen e së shtunës tragetet e linjës Durrës-Bari do të vijojnë lundrimet e tyre.

Lajmi është konfirmuar këtë mesditë nga Kapiteneria e portit detar të Durrësit, ndërsa nuk ka ende një konfirmim deri në këtë moment nga autoritetet detare për nisjen e trageteve edhe nga porti italian i Barit drejt portit më të madh shqiptar.

Përkeqësimi i motit, veçanërisht në det të hapur, me një erë të fortë dhe det të dallgëzuar deri në 8 ballë çoi në marrjen e vendimit për pezullimin e përkohshëm të lundrimit për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas.

Natën e kaluar tragetet e kësaj linje nuk u nisën nga të dyja brigjet e Adriatikut. Të shtunën kushtet atmosferike janë më të qeta në brigjet e Adriatikut lindor, ku era që fryn nga veriu nuk shkakton probleme për lundrimin e trageteve nga Durrësi drejt Barit.

Gjithsesi deti vijon të jetë i dallgëzuar dhe lundrimi vijon i pezulluar për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese, të cilat duhet të presin qetësimin e motit për të rinisur lundrimet. Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se situata detare është në monitorim dhe për çdo ndryshim të kushteve atmosferike që ndikon lundrimin, do të ketë një komunikim nga autoritetet për publikun. /O.S

Të fundit

VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit!

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon...

Bankat përfitojnë nga kursi i Trump

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të parat. Por pavarësisht rezultateve...

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem...

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124, me kodin UR-82073, të fluturonte...

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Shqiptarja Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën...

Lajme të tjera

Web TV