“Sterilizimi”, zbardhen detaje të reja nga “DOSJA” e SPAK për Ilir Beqajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Burimet bëjnë me dije së sa i përket çështjes së “Sterilizimit”  nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë shkelur procedurat e ndjekura për dhënien e konçesionit.

Sipas SPAK, procedura e  hapur me negocim, është në shkelje të ligjit pasi në atë kohë legjislacioni parashikon procedurë të hapur dhe jo me negocim, në mënyrë që të kishin mundësi edhe kompani të tjera të merrnin pjesë. Sipas organit të akuzës shkeljen e ligjit për mënyrën si janë bërë procedurat, në cilësinë e ministrit Ilir Beqaj duhet që t’i kishte konstatuar.

Po ashtu si ministër i Shëndetësisë Beqaj duhet të kishte konstatuar konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij Klodian Rrepaj. Një tjetër shkelje sipas SPAK është edhe fakti që në cilësinë e titullarit Ilir Beqaj duhet të kishte konstatuar se nga procedurat koncesionare janë fryrë kostot nga ana e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë që mori përsipër të bënte sterilizimin e seteve kirurgjikale.

Në bazë të hetimeve me prova shkresore, SPAK ka dyshime se kompania që fitoi koncesionin është favorizuar nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe kjo gjë është lejuar edhe nga ish-ministri Beqaj. Ai akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim dhe ndaj tij është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për daljen jashtë vendit”.

Në dosjen e parë për koncesionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale, SPAK ka konstatuar edhe lidhjen mes Beqaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Ata kanë udhëtuar disa herë së bashku në drejtim të Italisë dhe Vienës. Po ashtu ka pasur edhe shkëmbime  mesazhesh në e-mail midis tyre./E.T

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV