Apeli vendos për Berishën/ Ish kryeministri nën hetim nuk shkon në gjykatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha nuk është paraqitur as sot përballë oficerit të policisë gjyqësore për sa i përket vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme, që e detyronte ish kryeministrin që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Kjo është e hëna e tretë e muajit ku Berisha nuk është paraqitur në SPAK.

Në orën 09:00, ka nisur në Apel edhe ankimimi i avokatëve të Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kërkojnë shuarje të masës së sigurisë. Gazetari Ermal Vija raporton se pritet vendimi i Apelit dhe më pas SPAK do të marrë një vendim në lidhje me mënyrën se si do të procedohet me zbatimin.

“Duhet të presim nëse ka pasur ndonjë lëvizje të Berishës apo avokatëve të tij mbi argumentat e shkakut se pse ka munguar në SPAK. Nëse do të ketë lëvizje juridike, do të shohim dhe do të jetë nën juridiksion të SPAK që pritet të ashpërsojnë masën e sigurisë duke iu drejtuar Kuvendit, pasi Berisha mban imunitetin e deputetit”, raportoi gazetari.

GJKKO është përpjekur ta gjejë Berishën edhe në Kuvend, pasi dështoi të marrë firmën e tij në seli e shtëpi, për ta vënë në dijeni për masat e sigurisë. Pak ditë më parë, gjykata dërgoi në Kuvend dy shkresa, të cilat i adresoheshin shtetasit nën hetim Sali Berisha: një ku njihej me detyrimin për t’u paraqitur dhe për të mos dalë jashtë vendit, dhe një të dytë për t’u saktësuar se këto masa shtrënguese ndaj tij janë në fuqi, përkundër pretendimit të avokatëve të Berishës.

Por Sali Berisha nuk i ka marrë këto dokumente, edhe pse Kuvendi i Shqipërisë e ka njoftuar përmes emailit zyrtar deputetin se i kanë ardhur dy zarfe. Mandej, administrata e Kuvendit, duke qenë se Berisha nuk ka një zyrë e as një grup në Parlament, zarfet e pahapura, ja ka përcjellë ish-kryeministrit me postë për në selinë blu./kb

Të fundit

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

Lajme të tjera

Web TV