“Dhimbjet e 6 viteve”/ Aktori rrëqeth me dedikimin për të bijën e ndjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 19 nëntor të vitit 2017 aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, humbi vajzën e tij të vetme, Bubulinën. E teksa vitet kalojnë, ai nuk ka reshtur kurrë së shkruari për të, kurrë nuk ka harruar t’i urojë ditëlindjen apo t’i thotë se e do dhe mezi pret të takohesh sërish një ditë. Ditën e djeshme, ditën e kobshme që e ndau nga dashuria e tij e madhe, Lajçi ka rikujtuar të bijën me disa vargje të ndjera që veç zemra e thyer një babai mund t’i shkruajë.

Postimi i Çun Lajçit:

Gurin e nandorit duem me ta puthë Bubulinë!

(Në 6 vjetorin e ikjes!)

“Ti po nguteshe, unë po ngutesha. Po nxitonim që të dy!

Rrugës që lakohet unë, rrugës pa kthim ti.

E bora po binte fjolla fjolla!

E nandor ishte si sot.

Qiell i përlotun, me sorra që i krrokisnin zisë!

Ti po largoheshe prej Kurrizit që t’rriti, unë po zbrisja nga qielli me fluska bore!

– Me ia trupua rrugën njeni tjetrit nxitojshim!

Ti po futeshe Grykës e s’prisje me ta prekë ballin as me ta thirrë emnin!

Po nguteshe ti, po ngutesha unë. Po nxitonim drejt gropës që mbushej borë.

Ti mu shtri unë me qajtë!

Mbramë erdhe n’andërr dhe nuk fole. Nuk me shikove. Do letra i more dhe u zhduke!I

Ishe hatrua, që s’ndodha në natën e ikjës tande!

Tani po shkruej për dhimbjet e 6 viteve e gjethet e verdha po fluturojnë Dardanisë.

Ah!

Nandori, kjo festë flamuri, gëzim shqiptari e dhimbje Çuni!

Po!

Po futëm Grykës me Leartin, Galën, Kosovaren e hije shkambi bie mbi prushin e dhimbjeve tona!

Sot gurin e nandorit duem me ta puthë Bubulinë!

19 nandor 2023”./E.T

Të fundit

Manja: Përmbarimi ekzekutoi mbi 6,800 vendime gjyqësore në 7 muajt e parë të vitit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri të ditur se gjatë periudhës janar–korrik 2025, Shërbimi Përmbarimor ka ekzekutuar mbi 6,800...

19 gusht 2002 – Tragjedia e helikopterit Mi-26 në Çeçeni me 118 të vdekur

Më 19 gusht 2002, gjatë Luftës së Dytë Çeçene, një nga tragjeditë më të mëdha ajrore ushtarake të Federatës Ruse ndodhi pranë qytetit Grozni....

Putin është një “përbindësh” që “duhet të vazhdojë të hajë” për të mbijetuar

Vladimir Putini është “një grabitqar, një përbindësh në pragun tonë” që “duhet të vazhdojë të hajë” për “mbijetesën e tij”, paralajmëroi Emmanuel Macron të...

A munden SH.B.A.. të vazhdojnë garantuesin e Paqes për Evropën

Nga Abdyl Koprencka Amerika e pa aftë ndër bisedime politike dhe pa nji pregatitje si duhet ushtarakisht që ti japi fund luftës në Ukraine dëshëron...

Piromanët

Nga ARTUR  AJAZI Ata nuk i njohin zgjedhjet. Nuk i kanë njohur edhe para 20 vitesh, edhe para 12 vitesh, edhe sivjet ata nuk i...

Lajme të tjera

Web TV