Opozita italiane kundër marrëveshjes Rama-Meloni/ “Shqipëria, s’është Ruanda”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy javë pasi u firmos, marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve ka mbërritur në dhomën e deputetëve në parlamentin italian ku debatet kanë qenë të forta.

Ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani u përball me akuza të shumta, teksa iu referoi parlamentarëve Paktin e nënshkruar mes qeverisë italiane e qeverisë shqiptare mbi ngritjen e 2 qendrave të strehimit të emigrantëve.

“Ky Protokoll nuk është i krahasueshëm me marrëveshjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës. Nuk ka kontratë të jashtme të menaxhimit të kërkesave për azil në një vend të tretë. Dhe nuk ka asnjë shmangie nga të drejtat e garantuara ndërkombtarisht, të cilat vërtet janë riafirmuar shprehimisht disa herë në Protokoll”, tha Tajani.

Ministri italian sqaroi kostot fillestare të shtetit italian që përfshijnë rinovimi i ndërtesave ekzistuese në port, ndërtimin e qendrës së paraburgimit, menaxhimin e dy zonave që i janë dhënë Italisë, pagat dhe kompensimin për personelin italian, rimbursimit nga pala italiane, për mbikëqyrjen e Policisë shqiptare jashtë strukturave, çdo pranim në spital të emigrantëve, çdo dëmshpërblim nga mosmarrëveshjet e brendshme dhe ndërkombëtare dhe pritja e emigrantëve që kërkojnë azil në Shqipëri”. Ai tha se Italia do të duhet të rimbursojë shtetin shqiptar si fillim me 16.5 milionë euro për të gjitha këto kosto.

Me këtë marrëveshje Italia po bëhet gati të paguajë fushatën e radhës së kryeminsitrit shqiptar Edi Rama, tha deputeti i Partisë Demokratike, Matteo Mauri.

“Po flasim për qindra miliona euro të italianëve. Ne duam të dimë sa policë, sa ushtarë do dislokohen atje? Mua më rezultojnë mijëra. Po këta gra e fëmijë si do rrinë, çfarë doni të bëni ju të ndani familjet e refugjatëve?”, tha Mauri.

Lexo edhe :  Skema e bujqësisë, nga nesër fermerët mund të aplikojnë për mbështetje financiare

Mes ironisë edhe deputeti Riccardo Ricciardi nga “Lëvizja 5 Yjet”, tha se fatura e turistëve italianë të paguar nga Meloni në Shqipëri do kushtojë 16,5 milionë euro, shto 100 milionë euro fond garancie.

“Vini këtu dhe na thoni që po zgjidhni problemin e emigrantëve.  Të paguajmë ne policinë shqiptare për ruajtje? Pse? Aq sa kushtojnë 2 qendra atje do ishin ngritur 10 të tilla në Itali, ju nuk po zgjidhni asgjë. Këtu fiton vetëm kryeminsitri shqiptar Edi Rama i cili ka nevojë për sponsor si Italia që të përparojë në rrugën e nisur drejt Bashkimit”, u shpreh Riccardi.

Ndryshe mendonte deputetja e Forca Italia, Patrizia Marrocco. Sipas saj të tilla marrëveshje po diskuton edhe Gjermania e Austria, pasi në thelb synojnë uljen e fluksit të emigrantëve.

“Problemi i emigrantëve është i bashkimit europian jo i Italisë, Nëse nuk përballemi me të e kemi humbur këtë betejë. Edhe qeveria gjermane do të kalojë nëpër të njëjtën rrugë, do zgjedhë vende të tjera tranzit për emigrantët, Austria po ashtu. Rritja e marrëdhënieve dhe menaxhimi i përbashkët me Shqipërinë synon të parandalojë flukset migratore”, tha Marroco.

Ministri i jashtëm Antonio Tajani tha se qeveria synon të paraqesë në kohën e duhur një projekt-ligj ratifikimi, i cili gjithashtu përmban rregullat dhe ndarjet e nevojshme për zbatimin e protokollit”. Firmat e dy qeverive mbi këtë pakt mund të bëhen të pavlefshme nëse ajo nuk kalon përmes ratifikimit në parlament. /O.S

Të fundit

Kujtohet Gjyqi Special! 17 intelektualë u vranë pas gjykimit farsë nga komunistët

Ishte 14 prill i 1945-ës, plot 80 vjet më parë, kur në Tiranë u ekzekutuan 17 intelektualë, patriotë dhe...

Lineker i thur elozhe Yamal: “Është i zgjedhuri i radhës pas Pele, Maradonës dhe Messit“

Ish-sulmuesi i Anglisë, Gary Lineker në podkastin “The Rest is Football” e ka emëruar sulmuesin e talentuar të Barcelonës, Lamine Yamal, si ‘të zgjedhurin’ e...

Aksidenti me 6 viktima në Nju Jork, mbyllet kompania e helikopterëve

New York Helicopter Tours, firma e cila operonte fluturimin e helikopterit ku humbën jetën CEO i Siemens së bashku me familjen e tij dhe...

Si po armatoset Shqipëria “deri në dhëmb”/ Ministri zbulon sa po shpenzojmë për mbrojtjen

Ministri i Jashtëm Igli Hasani tha në A2 CNN se jetojmë në kohë interesante, kur u pyet mbi “krisjen” e raporteve të Aleancës Euroatlantike,...

Si Presidenti i KE konfirmoi deklaratat e Ramës për integrimin e Shqipërisë në BE

Endri Kajsiu “Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, për begatinë dhe për stabilitetin...

Lajme të tjera

Web TV