SHBA – Britani të shqetësuara për tensionet: Dialogoni, në interes të popullit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe shprehin shqetësimin në lidhje me tensionet e krijuara në seancat e fundit në Parlamentin shqiptar.

Në një reagim për VOA, ambasada amerikane vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”.

Sipas SHBA “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Thirrjet për dialog vijnë dhe nga ambasada britanike, e cila u bën thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve. /O.S

Të fundit

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare

Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës...

Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania. “Është në shkelje të...

Skandal ajror! Një avion merret peng, mbyllet përkohësisht aeroporti

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të...

Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi!

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në...

Trump paralajmëron Moskën: Marrëveshje ose sanksione të reja

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se disa raketa mbrojtëse ajrore Patriot janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një ditë pasi njoftoi një marrëveshje...

Lajme të tjera

Web TV