Djali i aktores së njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax kohë më parë ka uruar të atin për ditën e babait me disa fjalë ofenduese.
Teksa postoi në InstaStory një foto të Pitt, ai ka bërë edhe një shkrim të gjatë, ku mes rreshtave e quan të atin “tr*p i klasit botëror”.
“Gëzuar Ditën e Babait këtij tr*pi të klasit botëror. Ti, herë pas here, e tregon se je një njeri i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Nuk ke konsideratë dhe as empati për 4 fëmijët e tu, që dridhen nga frika në prezencën tënde. Nuk do e kuptosh kurrë dëmin që ke bërë ndaj familjes sime sepse je i paaftë që ta bësh këtë. Ti e ke bërë jetën e njerëzve të mi të afërt një ferr. Ti mund t’i thuash vetes dhe botës ç’të duash, por e vërteta do të dalë në dritë. Ndaj, gëzuar Ditën e Babait, ti qenie e tmerrshme njerëzore”– shkruhej krahas fotos.
Fillimisht në rrjet qarkulluan lajme se kjo nuk është faqja zyrare e djait të aktorëve, por më pas DayliMail vërtetoi se ajo është faqja e 19-vjeçarit, e cila është private por ai e përdor për miqtë dhe njërëzit e tij të afërt, ndërsa ishin shokët e tij ata që publikuan foton e postuar nga ai./E.Ç