Albert Prengës i kapet ngarkesa me kokainë në Gjermani/ Si e ‘ngushëllon’ shefi i Krimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje janë zbardhur  nga dosja hetimore e SPAK për grupin e trafikut të kokainës. Në një episod të zbardhur nga aplikacioni Sky ECC Albert Prenga komunikon me shefin e Krimeve, Dedan Gjoni. Prenga i thotë se ka humbur një ngarkesë me drogë në Hanover të Gjermanisë.

Në këto kushte, shefi i krimeve, Gjoni e ngushëllon, duke i thënë se nëse i bëjnë llogaritë më shumë kanë fituar se kanë humbur.

Më tej Prenga e garanton se lekët e tij Gjoni do t’i marrë, pasi siç i shkruan në aplikacionin Sky Ecc, ai ka shituar të bardhë në Angli.

Me datë 04.11.2020 në orën 08:50, deri në orën 06:34, përdoruesi i SkyECC PIN CMMN6S, shtetasi Albert Prenga komunikon me përdoruesin e SkyECC DMI6CF Dedan Gjoni dhe midis tyre shkëmbehen mesazhet e mëposhtme me tekst:

“Albert Prenga –Shok ke qen me fat… Ti byrazeri im nipi e shoqi jot…Se me ra kamjoni mram…Plot me mall…

Dedan Gjoni —Ku mo shok…

Albert Prenga –Prz masi ka shkarku…Tu shku per hanover…40 kile te miat kam pas mren… .

Dedan Gjoni –I njejti kamion mo… Cfare thu…Si ka habitshme…

Albert Prenga –Do jet ngatrru shoferi e fut kundravajtje…700 metra pa hy ne mundesi mo shok…E garazh…

Dedan Gjoni –Mos ja qi nanen…Po me vjen keq shok…Cfare tersi…

Albert Prenga –Me vje keq se ishte shoferi im ma i besushem… Dhe kamjoni…

Dedan Gjoni -Po gjynah mo shok me ngel ne fund…

Albert Prenga –Tani me ka qit pun…Dhe ni her me gjet tjeter kan…Po me fat esht kjo pun o shok…

Dedan Gjoni –Mos flet shoferi se gjermanet jan te hidhur shok…

Lexo edhe :  Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Dedan Gjoni –Leket e mia shok merri e bej cfare te duash… E organizo punen e te bejme ate qe te kam thene…

Albert Prenga –Joooo…Lekt e tuja vetem ti… Kam shit te bardh ne angli…E kam fitu prz e madh…Jam prap ne pun…

Dedan Gjoni –Zot mbare shoku im…

Albert Prenga –Por shoferi shum i besushem e tani esht veshtir me…gjet tjeter… Vetem kjo…Se kjo pun kshu e ka…

Dedan Gjoni –Po do gjesh mo shok do gjesh…CMMN6S—Po te bajm llogarit ma shum kena fitu se hum hahahha…

Dedan Gjoni —Por shikoni hiqni malli se mos kerkojne ndalesat…E shkojn kontroll tek magazine…Se shikojne krejt ndalesat qe ka ne navigator…

Albert Prenga –Jo jo e kam rregullu…”

Dyshohet se me fjalinë Shok ke qen me fat…….Ti byrazeri im nipi e shoqi jot…” Albert Prenga i referohet edhe përdoruesit AUKVIK./E.T

Të fundit

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Aksident në Lezhë, makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një të mituri 10-vjeçar ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Lezhë. Burime bëjnë me dije...

Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në OKB në shtator

"Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në shtator, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara", deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer. "Përveç nëse...

Katy Perry, romancë me ish-kryeministrin e Kanadasë?

Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja...

Lajme të tjera

Web TV