Buxheti 2024/ Veliaj:10 herë më i madh se më parë! Është rritur vlera e pronës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijim të prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2024 me qytetarë dhe grupe interesi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se sot buxheti për kryeqytetin është 10 herë më i madh se sa në vitin 2015.

Ai nënvizoi se Tirana është një qytet më i zhvilluar, më i sigurt, e për rrjedhojë numri I turistëve që e vizitojnë çdo vit është shtuar ndjeshëm.

 

“Kemi ardhur në një situatë ku turizmi është një nga burimet kryesore të të ardhurave. Në vitin 2015 turizmi nuk sillte as 1% të të ardhurave të Tiranës. Njësoj edhe me teknologjinë e informacionit. Sot diskutojmë që, tek Piramida, 4000 çuna e goca kalojnë çdo muaj për të mësuar zanatet e së ardhmes. Zanatet e së ardhmes nuk do jenë më fasoneria, këpucë edhe këmisha. Punët e së ardhmes janë të gjitha digjitale. Po ashtu, jetojmë në një Tiranë ku është rritur vlera e pronës. Ajo rritet kur një qytet ka më shumë rregull, pastërti, aktivitete, por edhe shumë të huaj. A e dini se rreth 1100 apartamente në Tiranë janë blerë nga ukrainasit, që erdhën për të kaluar ditët e vështira të Luftës këtu? Unë besoj se vlera e pronës është diçka që e kanë prekur të gjithë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se fokusi i këtij buxheti do jetë te njerëzit dhe krijimi i lehtësirave për ta.

“E kemi për detyrë të tregojmë se si do t’i shpenzojmë paratë, ashtu si një kryefamiljar ka detyrim te familja e tij të tregojë si shpenzohet rroga dhe ku do të shkojnë shpenzimet e familjes. Ne i qëndrojmë besnikë parimeve që kemi ndjekur çdo vit, në këto 8 vite, dhe do të vazhdojmë diskutimet e buxhetit me të njëjtin zell, me të njëjtën transparencë dhe Sigurisht, me të njëjtën dëshirë për t’u vetëkorrigjuar dhe për të bërë disa punë më mirë”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  20 vjet në UNESCO/ Rama: Gjirokastra, pasuri botërore dhe përjetësisht pasuri e shpirtit

Mandej, ai tha se ndihet mirë kur kushdo që vjen në Tiranë thotë vetëm fjalë të mira dhe shprehen se tashmë kryeqyteti shqiptar merret si shembull jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë./e.t

Të fundit

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Lajme të tjera

Web TV