Rrëfimi prekës i Sharon Stone: Si shpëtova nga vdekja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Sharon Stone ka folur për momentin kur ishte në prag të vdekjes, por shpëtoi.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “The Late Show”, Sharon tregoi për goditjen në tru që pësoi në vitin 2001. Ajo tha se truri i saj ishte i gjakosur në pjesë të caktuara. E tmerruar tregoi se qëndroi kështu për disa ditë përpara se të shkonte në spital.

“Isha pa ndjenja kur arrita atje. Ata më vendosën një aparat për të zbuluar se çfarë po më ndodhte. Gjatë gjithë kësaj kohe isha pa ndjenja. Pastaj, kur u përmenda, isha në një krevat në një dhomë të qetë urgjence. Dhe ju e dini se dhomat e tilla nuk janë kurrë diçka e mirë.

Sepse askush nuk është aty përveç doktorëve, askush nuk vrapon përreth dhe askush nuk bën diçka urgjente. Doktori po më shihte me kaq dhembshuri sa e pyeta ‘A po vdes?’, sepse e kuptova që kjo ishte një situatë shumë e keqe”, u shpreh aktorja kohë më parë.

Më pas Sharon Stone shtoi se mjekët e njoftuan që do ta transferonin në një spital neurologjik për shkak të gjakderdhjes në tru.

“Sapo u nisëm për tek spitali tjetër, unë u ‘zhduka’. Pashë diçka si një tunel në fund të të cilit kishte dritë. Në fund të tij ishin shumë njerëz me të cilët kam qenë e afërt ose që kanë qenë kujdestarët e mi derisa vdiqën. M’u duk sikur po më tregonin ‘kjo është e mrekullueshme, kjo është okay’ dhe unë mendova ‘do të jem me ju të gjithë atje”./E.Ç

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV