Tiran/ Në kërkim dhe i dënuar me 10 vite burg, arrestohet 65 vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 65-vjeçar i shpallur në kërkim, banues në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte dënuar me 10 vite burg për disa vepra penale që kishte kryer.

Policia bën të ditur se Musa Rama është arrestuar në rrugën “Arkitekt Kasemi” pasi akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.

“Si rezultat i kontrolleve, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim, për disa vepra penale.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale.     

Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Arkitekt Kasemi”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi: Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”,” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./O.S

Të fundit

Beteja e Dorylaeum: një princ norman thyen selxhukët në emër të Kryqëzatës së Parë

1 Korrik 1097 Në vapën e fillimkorrikut të vitit 1097, në fushat afër qytetit të Dorylaeumit në Anadoll (në Turqinë...

“I vetmi narkoshtet në Evropë”/ Berisha ‘nxin’ Shqipërinë në OSBE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Në krye të...

Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

Tё martёn ka nisur ndёrtimi i dy urave tё reja paralel me atё aktualen mbi lumin Ibёr qё do lidhё Jugun dhe Veriun e...

Gjermania ‘përvëlohet’nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të përkeqësohen

Gjermania po përjeton ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani sot, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius...

Turqia nën ‘pushtetin’ e flakëve, mbi 50 mijë të evakuuar

Turqia po përballet me një valë të fuqishme zjarresh që kanë përfshirë zonat bregdetare dhe të brendshme, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 50,000...

Lajme të tjera

Web TV