Karrocat tradicionale të blerjeve mund të na bëjnë të shpenzojmë më pak sepse, për t’i shtyrë ato, duhet të përdorim muskujt e refuzimit…
Karrocat e blerjeve të supermarketeve nuk janë të gjitha njësoj dhe nuk bëhet fjalë vetëm për “më të mëdha” apo “më të vogla”: ka disa që – të mëdha apo të vogla – arrijnë të na bëjnë të shpenzojmë pak më pak për sende ushqimore!
Një ekip studiuesish nga Universiteti City i Londrës e demonstroi këtë duke krahasuar karrocat klasike të shtytjes, ato që ne manovrojmë me një dorezë të vetme horizontale, me të tjerat që ishin modifikuar për t’u manovruar duke përdorur dy doreza paralele me anët e karrocës.
QËNDRONI LARG RAFTEVE TË PADOBISHME. Hipoteza e studiuesve ishte se duke u detyruar të manovronin domosdoshmërisht karrocat e reja me duart e tyre, këto mbaheshin më lehtë larg rafteve të vendosura , për arsye marketingu, bazuar në strategji të ndryshme që shërbejnë për të na bërë të blejmë gjëra që në realitet në momentin që nuk do të na duheshin.
GABIM… Të dhënat kanë treguar se me karrocat “standarde” shpenzojmë deri në 25 për qind më pak sepse, për t’i lëvizur ato, aktivizojmë tricepsin, të cilët janë muskujt që i përdorim edhe për të shtyrë ose larguar diçka nga ne dhe që truri më pas interpreton si muskuj refuzues , me rezultat që ne e vendosim veten në humor për t’u përmbajtur nga blerjet e panevojshme.
MUSKUJT E BLERJEVE. Me karrocat me doreza paralele dhe akoma më shumë me ato të tërhequra, në vend të kësaj duhet të përdorim bicepsin, muskujt që përdoren për të tërhequr ose mbajtur diçka pranë nesh, prandaj për të afruar atë që na pëlqen: autorët e studimit më pas i riemëruan muskujt e blerjeve – kur i aktivizojmë, dëshira për të blerë bëhet e parezistueshme.
Dhe vetëm kur të arrijmë te arka, ndoshta , e kuptojmë atë./ Përshtatur nga Focus.it S,M