Ajsbergu më i madh në botë lëviz pas 30 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajsbergu më i madh në botë ka lëvizur pas më shumë se 30 vitesh. Ajsbergu, i quajtur A23a, u nda nga vija bregdetare e Antarktikut në vitin 1986 por u vendos me shpejtësi në Detin Weddell, duke u bërë, në thelb, një ishull prej akulli.

Me një sipërfaqe pothuajse 4,000 km katror është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës. Vitin e kaluar ai është zhvendosur me shpejtësi duke kaluar përtej ujërave të Antarktidës.

A23a është një kolos i vërtetë dhe nuk është vetëm gjerësia e tij që të bën përshtypje. Kjo pllakë akulli është rreth 400 metra e trashë.

A23a ka lëvizur me një shpejtësi të madhe gjatë muajve të fundit, i nxitur nga erërat dhe rrymat, dhe tani po kalon majën veriore të Gadishullit Antarktik.

Shkencëtarët do të ndjekin nga afër lëvizjen e A23a.

Teksa këto ajsberg të mëdhenj shkrihen, ata lëshojnë pluhurin mineral. Ky pluhur është një burim i lëndëve ushqyese për organizmat që formojnë bazën e zinxhirëve ushqimorë të oqeanit.

“Në shumë mënyra këta ajsbergë janë jetëdhënës; ata janë pika e origjinës për shumë aktivitete biologjike,” tha Dr Catherine Walker, nga Instituti Oqeanografik Woods Hole./kb

Të fundit

‘Luftë shtrigash’/ Zhupa: Edhe nëse do të kandidonte Donalt Trump, Rama do fitonte

Deputetja e PD ishte e ftuar në një studio televizive, ku foli për aksionin e PD për demaskimin e...

Pozicionet vakante në bashkitë e vendit/ Rama publikon thirrjet: Aplikoni me kurajo!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për...

Netflix përdor efektet e Inteligjencës Artificiale për herë të parë në një serial

Netflix thotë se ka përdorur efekte vizuale të krijuara nga Al në një nga serialet e tij origjinale televizive për herë të parë. Bashkëdrejtori ekzekutiv...

Xabi Alonso i merr një titullar Bayernit kur askush nuk e priste!

Dayot Upamecano nuk është ndër lojtarët më të respektuar dhe të pëlqyer nga tifozët bavarezë, por duket se ai e sheh veten më lart...

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Ndërsa Apple i ka marrë gjërat me ngadalë dhe është përshtatur me idenë e lansimit të një iPhone të palosshëm shtatë vjet me vonesë,...

Lajme të tjera

Web TV