Balla: Kush tërhiqet nga ‘Vettingu’, s’ka vend në Policinë e Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një komunikim për mediat vuri theksin tek procesi i Vettingut.

Ai tha se ky proces është shumë i rëndësishëm dhe se duhet të ecë me ritme të shpejta. Gjithashtu shtoi se ka kërkuar verifikimin për aplikacionet e koduara, dhe se përdorimi i tyre duhet të deklarohet në formularin e vetëdeklarimit.

“Për fenomenin e aplikacionit e komunikimeve të koduara, kam kërkuar të bëhen verifikime. Vettingu i drejtuesve të Policisë është një proces i rëndësishëm dhe tani më me drejtuesin e ri të policisë duhet të ecë me ritme të shpejta. Procesi i vettingut duhet të rrisë besimin e qytetarëve te policia e shtetit. AMP duhet të përmbushë paanshmërinë në këtë proces kaq të rëndësishëm. Kush tërhiqet nga procesi i Vettingut nuk ka më vend në karrigen e policisë së Shtetit”, tha ai./O.S

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV