Kim Jong Un celebron lëshimin e satelitit, me të bijën dhe shkencëtarët koreanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Jong Un celebronte sot atë që mediat vendase quanin ‘epoka e re hapësinore’ e vendit, pas lëshimit të një sateliti ushtarak zbulimi.

Diktatori komunist ishte me të bijën e tij dhe me shkencëtarët vendas pas lëshimit të raketës dy ditë më parë, të cilën mediat e Penianit quanin ‘Malligyong-1’.

Në imazhet e publikuara Kim shihet duke përgëzuar shkencëtarët dhe punonjësit e Administratës Kombëtare Aeronautike, me të bijën Ju Ae.

Me një pardesy të rëndë lëkure Kim ngërdheshej duke përshendetur me dorë punonjësit, të cilët i kthenin brohoritjet atij dhe të bijës Ju Ae, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Sipas spekulimeve duket se Kim po përgatit bijën e tij të marrë frerët e pushtetit kur të vdesë.

E bija i ngjan diktatorit nga faqet e mbushura dhe paraqitjet e saj publike së fundmi kanë bërë ekspertët të vrasin mendjen për qëllimin e vërtetë te shfaqjes.

Pamjet e mediave tregonin Kim në takimet me shkencëtarët, ushtarakët dhe zyrtarët politikë, me të bijën dhe bashkëhsorten Ri Sol Ju.

“Të pranishmit brohorisnin dhe falënderonin liderin e madh që siguroi lëshimin e suksesshëm”, shkruante agjencia shtetërore komuniste KCNA.

Ata shtonin se vetëm disa orë pas lëshimit Kim mund të spiunonte mbi bazat ushtarake amerikane në Guam ne Paqesor, sipas Daily Mail.

“Lëshimi është ushtrim i të drejtës së vetëmbrojtjes”, kishte thënë Kim në takimin e agjencisë hapësinore, pas disa tentativave të dështuara më herët.

Pas lëshimit, Korea e Jugut ka pezulluar një akord pesë-vjeçar ushtarak me Veriun “për mbikëqyrjen dhe mjetet e zbulimit”. /O.S

Të fundit

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe zonat muzeale të mbrojtura nga...

Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë. Përmes një videoje të ndarë në...

Meta provon sërish në Apel: Nuk intimidoj dëshmitarë

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit...

Lajme të tjera

Web TV