“Sot më mungon babai”/ Vajza e Bruce Willis, bën postimin emocionues për aktorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shëndeti i Bruce Willis, që kur mjekët e diagnostikuan fillimisht me afazi dhe më pas me demencë frontotemporale, është përkeqësuar me kalimin e muajve. Sëmundja po përparon më shpejt nga sa pritej nga njerëzit më të afërt, gruaja e tij Emma Heming dhe vajzat e tij, në rrjetet e tyre sociale gjithmonë postojnë dhe bëjnë dedikime mjaft emocionuese për aktorin e njohur, për babain e tyre dhe momentet e paharrueshme që kanë kaluar së bashku.

Teksa vajzat e Bruce Willis, si Talulla dhe Scout Willis, si dhe ish-bashkëshortet e tij Emma Heming dhe Demi Moore, kanë dhënë përditësime për shëndetin e aktorit shpesh herë, tani edhe Rumer Willis ka reaguar gjithashtu. Aktorja 35-vjeçare ka publikuar një fotografi të vjetër, ku ajo shihet në krahët e aktorit të njohur që në moshë të vogël fare.

“Sot më mungon vërtet babai im!”- shkruan ajo.

Postimi tashmë ka grumbulluar më shumë se 100,000 pëlqime në Instagram. Fotoja është e viteve tetëdhjetë, ku Bruce Willis është pa këmishë dhe shikon fëmijën e tij, Rumer Willis, e cila ka dorën e djathtë në gojë dhe ka veshur një fustan të bardhë me një rrip të bardhë koke.

Rumer Willis i ka kushtuar edhe postime të tjera babait të saj. Për shembull, më 19 qershor, kur Dita e Babait festohej në Shtetet e Bashkuara, aktorja postoi një fotografi të aktorit./E.Ç

Të fundit

Mes etheve për rezultatet e zgjedhjeve, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Ishte prekëse!

Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama...

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Sipas asaj...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

Lajme të tjera

Web TV