Balluku në terren: Lëvizni vetëm në raste emergjencash deri në përmirësimin e motit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar nga afër situatën në rrugët e Dibrës.

Ajo po inspekton në rrugët kombëtare, ndërkohë që vendi është përfshirë nga një stuhi me reshje shiu, dëbore e temperatura të ulëta.

Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se stuhia do të vijojë dhe duhet që shoferët të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë emergjenca.

“Ndodhemi në Xibër dhe për të thënë të drejtën në këto momente është e pamundur që të hapet rruga. Kemi 110 borëpastruese në të gjithë vendin që operojnë. Kemi mbi 1100 punonjës. Kjo stuhi do të vijojë deri në orën 19:00 pasdite dhe më pas ne do të kemi mundësi për pastrimin e rrugëve. Policia ka dalë për të stopuar trafikun. Në qarkun e Dibrës kemi 24 fidera që kanë pësuar avari në këto momente. Do të punohet gjatë gjithë natës për të rikthyer energjinë në të gjitha zonat ku ka patur shkëputje. Drejt jug-lindjes akset janë të ngarkuara, por duhet të tregoni kujdes. Në të gjitha rrugët duhen përdorur zinxhirët. Ne insistojmë që duhen kufizuar lëvizjet me automjete, deri në përmirësimin e motit, të paktën deri në përfundimin e stuhisë. Në bëjmë thirrje që të shmangni lëvizjet jo të domosdoshme. Vetëm në raste emergjencash mund të lëvizni. Duhen kufizuar lëvizjet me automjete deri në përmirësimin e motit. Nëse nuk keni emergjenca qëndroni në shtëpi. Kemi të gjitha skuadrat e mobilizuara por situate është e tillë. Duhet kujdes dhe durim.”, është shprehur Balluku./

Të fundit

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

Lajme të tjera

Web TV