Duartrokitja e fundit për Zef Dedën, Përlotet Juli: Na ndihmo nga lart!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën njeriut që i fali aq shumë buzëqeshje edhe në vitet e vështira. Kanë ardhur të gjithë, nga Tirana e kudo, aktorë, miq dhe të afër por dhe artëdashës.

Ndërsa djali, Julian Deda mbajti fjalimin e lamtumirës

Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjysh i mrekullueshëm, artist i madh. Nuk e di se sa të fokusuar duhet të jemi ne dhe fëmjët tonë të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka lënë në Shkodër e Shqipëri.

Shpresoj t’ia dalim, por besoj që një ndihmë e madhe do na japë dhe baba nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës.

Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore me njëri tjetrin të cilin ne nuk e kemi për fat të keq. Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fundit”!/kb

Të fundit

Topalli falënderon emigrantët shqiptarë: Mesazh patriotizmi, ata e dinë si të votojnë

Drejtuesja politike në Partinë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli ka dhënë një mesazh falënderimi për shqiptarët që jetojnë jashtë...

Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore...

5 fotografime votash në zgjedhje, në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë

Një tjetër qytetar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë duke fotografuar votën. Pas tre rasteve në Tiranë dhe një tjetri në...

“Kam 9 fëmijë”, e moshuara në Fier kërkon lëmoshë pranë qendrave të votimit

Në qendrat e votimit nuk ka vetëm votues. Kjo është ana tjetër e zgjedhjeve. Nga Fieri, gazetarja Kristi Gongo raporton rastin e kërkimit të lëmoshëve...

Kaq ishte, Fero ndahet edhe nga gruaja e dytë?

Fero, duket se po kalon një tjetër kapitull të trazuar në jetën e tij personale. Vetëm pak kohë pasi konfirmoi martesën me Nita Bajramin,...

Lajme të tjera

Web TV