Edhe aksi Përrenjas -Qafë Thanë “nën pushtetin” e dëborës, vështirësohet qarkullimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dëborës prej orës 15:30 po bien me intensitet të lartë dhe kanë mbuluar edhe aksin e rrugës kombëtare Përrenjas -Qafë Thanë. Gazetari Fatmir Popja bën me dije se si rezultat i mbizotërimit të motit të keq është vështirësuar jashtëzakonisht qarkullimi. Shërbime të përforcuara të policisë rrugore janë në terren dhe po punojnë për disiplinimin e qarkullimit të automjeteve.

Në këtë aks rrugor prej ditës së Premte ka një qarkullim të dendur pasi me qindra familje nga kryeqyteti kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën dhe Festat e Nëntorit në Korçë.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve Policia Rrugore ka paralajmëruar që të gjithë përdoruesit e rrugë Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë të qarkullojnë me automjete me goma dëbore dhe të jenë pajisur me zinxhirë.

Aktualisht rruga është e hapur dhe automjetet e mirëmbajtjes së saj janë në terren duke punuar pa ndërprerje.

Por me shtimin e intensitetit të reshjeve të dëborës situata mbetet e vështirë dhe e rrezikshme në qarkullim./e.t

 

Të fundit

Rama: E mbani mend kohën kur njerëzit vriteshin poshtë dritareve të Berishës?

Nga Dimali kryesocialisti Edi Rama shpjegoi kontrastin mes punëve të bëra gjatë tre mandateve qeverisës të PS-s, me lobimin...

LaCivita bisedon me kandidatët demokratë: “Rama si Biden, në SHBA po flitet për PD”

Strategu amerikan i PD-së, Chris LaCivita, gjatë një konference online me kandidatët e PD-ASHM, vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin...

Vota e diasporës, dy arsye pse PD nuk mund të pretendojë rezultat të mirë

Deri më sot, mbi 117 mijë shqiptarë nga diaspora kanë dërguar zarfin e votimit në KQZ. Një shifër e lartë në një kohë të...

Tomor Alizoti paralajmëron socialistët: Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët!

Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.” Më...

Diaspora shqiptare i befason të gjithë, nuk do ta besoni sa vota kanë mbërritur në KQZ

45.34% e emigrantëve që u regjistruan për të votuar nga jashtë, tashmë e kanë sjellë zarfin me votën e tyre në Shqipëri. Që prej 14...

Lajme të tjera

Web TV