Gjendet i pa jetë burri më i shëndoshë në botë vetëm pak ditë pasi bëri premtimin madhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga burrat më të shëndoshë në botë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij vetëm disa ditë pasi u zotua të humbasë peshën. Leonid Andreev, 60 vjeç, peshonte më shumë se tre foshnja elefantë dhe kishte mbetur në shtëpi për pesë vjet.

Burri rreth 280 kilogramë u gjet në shtëpi në fshatin Armizonskoye, Rusi, vetëm një ditë pasi i tha mediave lokale se po planifikonte një jetë të re duke humbur peshë dhe duke lëvizur në apartament.

Por më 17 nëntor, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij pasi raportohet se pësoi një atak në zemër. Ai tha se kishte në plan të fillonte një dietë të re me vetëm një filxhan supë të lehtë për drekë.

Gjendet pa shenja jete burri më i shëndoshë në botë

Kjo erdhi pasi një mjek e paralajmëroi se duhej të humbiste të paktën 47 kilogramë në mënyrë që të jetonte përsëri normalisht. Andreev tha: “Unë u përpoqa të humbas të paktën pak peshë. Hëngra më pak dhe nuk kënaqesha me produktet e miellit”. 60-vjeçari ishte i martuar dhe i divorcuar dy herë dhe nuk kishte fëmijë.

Ai gjithashtu tronditi gazetarët duke treguar se dikur ka qenë sportist dhe peshonte vetëm rreth 70 kg. Tragjikisht, vetëm dhjetë vjet më parë Andreev ishte një gjahtar që drejtonte fermën e tij dhe mori pjesë në korrjen e të korrave.

Andreev tha se problemet me peshën filluan kur ai la karrierën në ushtri dhe në vetëm tre muaj, pesha e tij gati u dyfishua ne 100 kg dhe nuk ndaloi së shëndoshuri. Shtimi i tij në peshë ishte shkaktuar nga një çrregullim metabolik dhe pesë vjet më parë përmasat e tij ishin aq të mëdha sa iu desh të linte punën.

Lexo edhe :  80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

Gjendet pa shenja jete burri më i shëndoshë në botë

Të fundit

Qindra vëzhgues ndërkombëtarë të shpërndarë nëpër Shqipëri

Një “Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve” do të angazohet më 11 maj për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Mes tyre,...

Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 qendrave të votimit. Pasi ka...

Gjermania me rregulla të reja, ja si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që...

Rrëfehet Celibashi: Procesi i numërimit, antinjerëzor. Çfarë do dryshoja për të ardhmen

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11...

“Investoni në një Evropë të Lidhur”/Ja data kur do të mbahet Samiti Ekonomik Ndërkombëtar

Një takim që do të mbledhë ndër investitorët më me ndikim në botë, liderë të njohur biznesi, dhe krerë shtetesh do të mbahet në...

Lajme të tjera

Web TV