Inteligjenca sociale: Çfarë është dhe si mund ta rrisni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një individ që karakterizohet nga inteligjenca sociale është një person që arrin të kuptojë se si ndihen të tjerët dhe nga intuita di se çfarë të thotë në situata të ndryshme. Mund të konsiderohet si “aftësi njerëzore”, por në fakt ajo çfarë vërtet zotërojnë këta njerëz njihet si inteligjencë sociale.

Teoria e inteligjencës sociale u përhap për herë të parë nga psikologu amerikan Edward Thorndike në vitin 1920.

Ai e përcaktoi atë si “Aftësia për të kuptuar dhe menaxhuar burra dhe gra, djem dhe vajza, për të vepruar me mençuri në marrëdhëniet njerëzore.” Askush nuk lind me intelingjencë sociale, sepse kjo e fundit përfshin një grup aftësish të cilat individi i mëson me kalimin e kohës.

Shenjat e inteligjencës sociale

Dëgjimi efektiv: Një person që zotëron inteligjencë sociale nuk dëgjon thjesht për t’u përgjigjur, por i kushton vëmendje çfarë po thotë personi tjetër.

Aftësi për të biseduar: Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme për të biseduar dhe mund të flasin absolutisht me të gjithë njerëzit. Kanë takt, përshtaten lehtë, janë me humor dhe mbajnë mend detaje rreth njerëzve, gjë e cila bën që biseda të jetë e këndshme.

I kushtojnë rëndësi përshtypjes që lënë te të tjerët: Njerëzit inteligjentë socialë e konsiderojnë të rëndësishme përshtypjen që lënë te njerëzit e tjerë dhe kjo karakteristikë konsiderohet si një nga elementët më të ndërlikuar të inteligjencës sociale.

Si të rrisni inteligjencën sociale

Kushtojini vëmendje njerëzve që ju rrethojnë: Njerëzit inteligjentë socialë janë vëzhgues dhe i kushtojnë vëmendje njerëzve me të cilët rrethohen. Nëse shihni dikë që ka aftësi të mira për të ndërvepruar me të tjerët, përpiquni të shihni si sillen dhe çfarë thonë.

Lexo edhe :  Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

Punoni për të rritur inteligjencën emocionale: Megjithëse e ngjashme me inteligjencën sociale, inteligjenca emocionale ka të bëjë më shumë me mënyrën sesi kontrolloni emocionet tuaja dhe se si lidheni me të tjerët. Një person emocionalisht inteligjent mund të njohë dhe kontrollojë ndjenjat negative, të tilla si zhgënjimi ose zemërimi, kur është në një mjedis të caktuar shoqëror.

Respektoni dallimet kulturore: Kërkoni informacione për dallimet kulturore, në mënyrë që t’i kuptoni ato. Nje person me inteligjencë sociale e kupton që të tjerët mund të reagojnë në varësi të edukimit dhe kulturës së tyre.

Praktikoni dëgjimin aktiv: Zhvilloni
inteligjencën tuaj sociale duke punuar në aftësitë e komunikimit — gjë që kërkon dëgjim aktiv. Kjo nënkupton se nuk duhet të ndërprisni të tjerët, por t’i dëgjoni ata deri në fund.

Vlerësoni njerëzit e rëndësishëm në jetë:
Njerëzit me inteligjencë sociale kanë marrëdhënie të thella me njerëzit që kanë kuptim për ta. Kushtojini vëmendje emocioneve të bashkëshortit/es dhe fëmijëve, miqve, bashkëpuntorëve dhe kolegëve. Nëse i injoroni njerëzit më të afërt, do ta keni të vështirë të lidheni me ta./E.Ç

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV