Mazzarri e nis me fitore rikthimin në pankinën e Napolit pas triumfit ndaj Atalantës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Walter Mazzarri e nis me “këmbë të mbarë” rrugëtimin te Napoli, ndërsa mori fitoren 1-2 në transfertën e Atalantës, që ishte edhe ndeshja e tij e parë në krye të stolit të kampionëve të Italisë.

“Derbi shqiptar” Berat Gjimshiti-Amir Rrahmani, sfidë e vlefshme për javën e 13-të të Serie A rezultoi shumë e luftuar, ndërsa në fund foli për miqtë.

Napoli pati mundësinë për të zhbllokuar takimin që në minutën e 34’ me Rrahmanin, por goli i mbrojtësit “dardan” u anulua për pozicion të parregullt pas verifikimit në VAR.

Ndërsa vetëm dhjetë minuta më pas i asistuar nga Di Lorenzo, Kvaratskhelia kaloi ekipin e Mazzarrit në avantazh.

Në nisje të fraksionit të dytë, Atalanta u shfaq më kërkuese dhe në minutën e 53’ Lookman e nguli topin në rrjetë me një goditje të fortë me kokë.

Takimi vazhdoi me barazimin 1-1 deri në minutën e 79’, kur i asistuar me plot altruizëm nga Osimhen, Elmas riktheu avantazhin te ekipi i tij dhe vulosi këtë sfidë.

Pas kësaj jave, Atalanta renditet në vend të gjashtë me 20 pikë, teksa Napoli në vend të tretë me 24 pikë.

Të fundit

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim,...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Sipas burimeve paraprake, dy shtetas të...

Lajme të tjera

Web TV