Reshjet bllokojnë Qafë Murrizin/ Policia: Do të bëhet evakuimi i pasagjerëve në automjete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një familje ka mbetur e bllokuar në Qafë Murriz si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Në automjet ishin bllokuar prindërit dhe dy fëmijët e tyre, të cilëve u ka ardhur në ndihmë policia, duke i transportuar me makinën e një punonjësi policie.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass në Qafë Murrizë, gjatë kontakteve me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë marrë masa që me automjete të kalueshmërisë së lartë, të bëjnë evakuimin e pasagjerëve që ndodhen në automjete ne bypass Qafë Murrizë, për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë./e.t

Të fundit

Konflikti Izrael-Iran, Guterres thirrje: Mjaft me sulme, diplomacia të mbizotërojë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që Irani dhe Izraeli të zgjedhin deeskalimin dhe të ndalojnë armiqësitë. Dy vendet...

Pse Berisha i kundërvihet “bashkimit” të opozitës rreth dikujt tjetër

Nga Mero Baze Është një gjë pozitive që disa aktorë të opozitës po flasin për nevojën e bashkimit të saj. Ky është në të vërtetë...

Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur në Tel Aviv të premten në mbrëmje sipas orës lokale, ndërsa sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin pas...

Sa kushton lufta mes Izraelit e Iranit. Rreziku i bllokimit të Hormuzit

Tregjet financiare po reagojnë në orët e fundit ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Iranit pikërisht ashtu siç ishte parashikuar. Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm,...

Horoskopi ditor, 14 Qershor 2025

Dashi Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa...

Lajme të tjera

Web TV