Korça nën petkun e borës, akset ku duhen përdorur zinxhirët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I gjithë territori i qarkut Korçë është i përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat vijojnë me intensitet prej disa orësh tashmë.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme kanë shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore dhe kanë mundur të shmangin bllokimet e rrugës deri në këto momente.

Firmat kontraktore janë në terren duke punuar me borëpastruese që po hedhin kripë, në zonat më problematike.

Deri tani, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë, përveç aksit rrugor që të çon në Dardhë, ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve.

Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve, në këto akse rrugore./   S.M

Të fundit

Meta voton nga burgu/ Gazetarët nuk u lejuan që të hynin brenda qendrës së votimit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka votuar nga burgu për zgjedhjet e 11 majit. Ai ka përcjellë...

Fotografuan fletët e votimit, policia shoqëron dy zgjedhës në Tiranë

Shërbimet e Policisë nga Komisariate Nr. 3 dhe Nr. 4 kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se ata kanë fotografuar fletën e votimit gjatë...

Vota në pajë/ Nusja me vello në qendrën e votimit, martohet ditën e zgjedhjeve

Nga qyteti i Elbasanit vijnë pamje të veçanta në këtë ditë zgjedhjesh. Një vajzë e re, e veshur me vellon e bardhë e nusërisë, ka...

Xhelal Mziu e Gjunkshi ‘peng’ makinat: Po blejnë vota në Dibër, pati të shtëna në ajër!

Nga Dibra mbrëmë u raportua një incident me zgjedhjet, ku kandidati për deputet i PD, Xhemal Gjunkshi dhe djali i tij Edis Gjunkshi  bllokuan tre makina me...

“Test në rrugën drejt BE-së”/ Mediat ndërkombëtare jehonë garës elektorale të 11 majit

Zgjedhjet në Shqipëri kanë tërhequr sot vëmendjen e medieve më të rëndësishme ndërkombëtare. Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të tyre: ”Socialistët të favorizuar në...

Lajme të tjera

Web TV