Asambleja e PS në Vlorë, Rama: Aeroporti gati për vitin e ardhshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Asamble e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se nëse puna vijon me këto ritme punimet për ndërtimin e aeroportit në këtë qark do të përfundojmë brenda viti të ardhshëm.

“Përpara sesa të vijmë këtu mu dha mundësia të shikoja kantierin e aeroportit të ri ndërkombëtar. Është punë mbresëlënëse e bërë deri tani dhe padyshim që nëse gjithçka shkon sipas parashikimit dhe nëse ky ritëm i punimeve mbahet si tani ne do kemi punimet të përfunduara brenda vitit të ardhshëm dhe menjëherë do jemi  të gatshëm të hyjmë në fazën e certifikimit për të filluar testimet dhe për filluar fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Do të jetë një aeroport që do operohet nga aeroporti ndërkombëtar i Mynihut. Përveç planit të punës të bërë përpara nisjes së punimeve tanimë kemi edhe dy mundësi të reja shumë të mira që do të jenë një vlerë e shtuar për aeroportin e ri ndërkombëtar. Nga njëra anë kompania është në prag të firmosjes së marrëveshjes për mirëmbajtjen e avionëve me një kompani ndërkombëtare. Kështu do krijojmë një sektor krejt të ri të aviacionit civil në Shqipëri për mirëmbajtjen e avionëve.

Ndërkohë prej  viti Shqipëria është në vendin e parë në klasifikimin e aviacionit aivil Europian për rritjen e numrit të pasagjerëve agjencia europiane ka vendosur që në Shqipëri të hapet akademia për kontrollorët ajrorë që është një tjetër sektor i ri që krijohet në Shqipëri. Kjo do jetë një akademi ndërkombëtare. Mendimi ynë është që këtë akademi ta hapim në Vlorë pranë aeroportit”, tha Rama./kb

Të fundit

Eurovizioni, Luiz Ejlli përkrah Shkodrën Elektronike: Sonte janë zëri ynë, votoni

Në natën e parë të gjysmëfinales së Festivalit të Këngës në Eurovizion 2025, që po mbahet në Bazel të...

Zelensky uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Zelensky...

Balluku ironizon PD: Shokuese të të heqin mandate nga lista e mbyllur

Në qarkun e Fierit ka përfunduar numërimi i votave, me Partinë Socialiste që ia del të marrë 12 mandate, teksa pritet edhe numërimi i...

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend

Elbasani ka nisur numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur. Në këtë qark PS fitoi 10 mandate, ndërsa PD vetëm 4. Në listën...

11 maji, paralajmëron Alimehmeti: OSBE ka prova shumë të forta

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, është shprehur se OSBE ka prova të forta për deformimin e vullnetit...

Lajme të tjera

Web TV