Bora dhe ngricat nuk ”ngrijnë” çmimet e produkteve bujqësore?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe përkundër masave të qeverisë për uljen e produkteve bazë ushqimore, çmimet mbeten ende të papërballueshme për shumicën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

Një kilogramë domate, 70 denarë, patatet, 50 denarë, lakra, 30 denarë, qepët, 60 denarë, mollët, 50 denarë, limoni, 60 denarë, një kilogram fasule, 140 denarë, ishin çmimet në Tregun e Gjelbërt në Gjorçe Petrov.

“Çfarë di unë për çmimet. Çmimet janë padyshim të shtrenjta”.

“Gjithmonë të shtrenjta për ne, gjithmonë… Dhe kjo është”.

“Mirë janë. Ka pak shtrenjtime, por mirë janë”.

Unë po ju them se ishte më shtrenjtë, por tani është pak më lirë. Por çfarë të them. Unë mendoj për tregun nëse pyet, çmimet nuk janë shumë të shtrenjta tani. Është mirë, ishte më keq”.

Shtrenjtë janë. Me pensionet tona çmimet janë të shtrenjta”.


Krahas çmimeve, siç njofton KlanM, qytetarët duhet të përballen edhe me dimrin sidomos më ngricat dhe motin e ftohtë. Thonë se nuk janë befasuar nga reshjet e borës.

“Jo përse të na befasojë. Sepse tani jemi në nëntor, dhjetor. Nuk do të duhej të na befasonte tani bora. Do të na befasonte po të ishte maj apo qershor dhe jo tani”.

“Jo, e pashë më parë se do binte”.

“Na befasoi. Nuk mendova se do të binte borë, por ra. Mirë është”.

“Po të gjithëve na befasoi, shoferët, automjetet, fushat”.

Ndërkohë autoritetet e vendit paralajmërojnë pakon e radhës të masave anti-krizë. Edhe pse e paralajmëruar për në fillim të Nëntorit, autoritetet thonë se masat e reja anti-krizë do të bëhen publike javën që vjen. Sipas tyre, me këto masa, do të përfshihen një numër i madh i qytetarëve, pensionistë, por do të ndihmohet edhe biznesi./   S,M

Të fundit

Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo gjurmë të njëri-tjetrit

Në politikë, por jo vetëm, ajo shquhet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E kemi fjalën për Rudina Hajdarin,...

Fansja kërcënon me padi 10 milionë dollarëshe: Receta e Meghan Markle më dogji trupin

Një fanse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pretendime të rënda ndaj Meghan Markle dhe Netflix, pasi thotë se është djegur rëndë...

Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet e të rinjve në universitete!

Sa më shumë afrohet data e aplikimeve në universitete, aq më tepër ngushtohet “laku” për maturantët e rinj e të vjetër. Por shpesh Ministria...

PS e Vlorës i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit deri më 21:00!

Gara e çiklizmit “Giro D’Italia” që po mbahet për herë të parë edhe në Shqipëri, parashikon një plan masash sigurie rrugore dhe rendi nga...

Libri “Kur sunduesit grinden”, dëshmi e madhështisë së Ismail Kadaresë

Shpendi Topollaj Pasi e lexova me një kënaqësi të madhe deri në mahnitje librin e Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”, e kuptova se sa e...

Lajme të tjera

Web TV