“Çështja Beleri”, Gjermania “rrëzon” Greqinë: Mos ndërprisni Rrugën e integrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Çështja Beleri nuk duhet të bilaterizohet dhe të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”- është përgjigjja që ministria e Jashtme gjermane i ka dhënë gazetës greke Ta Nea, në një reportazh të saj që publikon orët e fundit.

Për Shqipërinë, kancelaria dhe qeveria gjermane besojnë se është vendi me më shumë hapa drejt anëtarësimit në BE dhe se kjo rrugë nuk duhet të ndërpritet për shkak të një “bilateralizimi” të mosmarrëveshjeve me Greqinë për çështjen Beleri- thuhet në artikullin e gazetës greke.

“Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri , aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri”, thuhet në reagimin e ministrisë gjermane. “Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së”, thuhet në përgjigjen e saj, e cila konkludon: “Është e rëndësishme që kjo të jetë gjithashtu pikë referimi për të gjitha shtetet anëtare në vendimet e tyre për hapat individualë në procesin e anëtarësimit. “Bilateralizimi” i procesit të anëtarësimit nuk është i pranueshëm”.

Sipas artikullit çështja Beleri është diskutuar në vizitën e kryeministrit Mitsotakis në Berlin dhe takimin e tij me kancelarin Scholz, jo aq shumë sa ka zënë vend të gjërë në bisedimet e dy delegacioneve qeveriatare atje. Qëllimi kryesor i qeverisë gjermane -thekson gazeta ta NEA- është të parandalojë ndërprerjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, për shkak të konflikteve me një vend tashmë anëtar të BE-së, përtej përmbushjes së vetë kritereve të anëtarësimit.

Një rast i “bilateralizimit” është konflikti aktual i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, ndaj dhe qeveria gjermane nuk do të donte që çështja Beleri të rezultonte me një “bilateralizim” edhe të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, nëse Athina vendos të marrë masa specifike dypalëshe kundër Tiranës.

Lexo edhe :  Hapen zyrtarisht kapitujt e rinj/ Në Bruksel, Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

Për këtë arsye, në rastin Beleri, Ministria e Jashtme gjermane insiston në qëndrimin se “bilateralizimi i procesit të anëtarësimit” është i papranueshëm thotë gazeta, e cila gjithsesi thekson se vendet anëtare të BE-së, midis tyre edhe Greqia kërkojnë si kriter anëtarësimi, zbatimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtës europiane që në rastin e Shqipërisë lidhet edhe me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek./O.S

Të fundit

Juristi analizon PD: “U vjen keq për Alimehmetin? Flamur Noka le t’i lëshojë mandatin”

Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulim apo vjedhje të zgjedhjeve, pasi qëllimi i saj është vetëm mbajtja...

“Do njohim shtetin palestinez”, Netanyahu del kundër Francës dhe Anglisë

Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit palestinez. Benjamin Netanyahu në një...

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, duke...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Lajme të tjera

Web TV