Mbrojtësi i Partizanit e mbyll sezonin para kohe pas dëmtimit të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Altin Bytyçi do të mungojë për disa muaj tek Partizani. Mbrojtësi i të kuqve u dëmtua në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit duke lënë fushën e lojës para kohe.

Rezonanca ka zbuluar se 22-vjeçari ka këputur ligamentin, dëmtim që do detyrojë që të qëndrojë për 6-8 muaj larg fushave të lojës. Një dëmtim i rëndë për mbrojtësin, i cili ishte kthyer në një titullar fiks në formacionin e Abilaliajt.

Bytyçi u transferua tek të kuqtë nga Kukësi në merkaton e verës. 22-vjeçari luajti në 11 ndeshje në këtë edicion me Partizanin, por me shumë gjasa do të kthehet të veshë fanellën e kampionëve në edicionin e ardhshëm. Të kuqtë me shumë gjasa do të ndërhyjnë në merkaton e janarit për të gjetur një zëvendësues për Bytyçin.

Partizani i ka vuajtur shumë dëmtimet në javët e fundit, teksa po në të njëjtën ndeshje u dëmtua dhe Marçelino Preka, i cili po ashtu i është nënshtruar një ndërhyrjeje e do të mungojë për disa javë.

 

Të fundit

Manjani: SPAK është bërë si OKB, po kap shqiptarë që s’i kanë bërë asnjë dëm shtetit

Ylli Manjani ka reaguar pas aksionit të SPAK më autoritetet e Finlandës, për arrestimin e disa shqiptarëve. “Qokat ndërkombëtare kundër...

Shkencëtarët sapo zbuluan se dinozaurët kishin faqe të fryra

Një hulumtim i ri po sfidon pikëpamjet e vjetra rreth anatomisë së dinozaurëve duke zbuluar provat e para të faqeve të fryra tek këto...

Trump nënshkruan tjetër urdhër, dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër që dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50%. Ky veprim rrit...

I mbijetoi pushtimeve, Rama ndan videon nga Himara: Vizitoni xhevahirin e rivierës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video nga Kalaja e Himarës, e cila ka zanafillën që nga shekulli i katërt para...

Zbulohen bomba të LIIB/ Realizohet evakuimi më i madh në Gjermani

Në Këln është bërë evakuimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, zbulimit të tre bombave të pashpërthyera të hedhura nga forcat...

Lajme të tjera

Web TV