Shpjegimi psikologjik për ata që ndihmojnë të tjerët më shumë se veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa njerëz e kanë për kënaqësi të ndihmojnë të tjerët. Është parimi i altruizmit. Por çfarë ndodh kur ajo bëhet “shumë” e ngutshme, pothuajse një domosdoshmëri, një nevojë që nuk mund të anashkalohet?

Në këto raste kalon në sindromë dhe quhet sindroma e shpëtimtarit.

Çfarë është sindroma e shpëtimtarit?

Siç shpjegon HealthLine, quhet ndryshe edhe ‘sindroma e kalorësit të bardhë’. Bëhet fjalë për nevojën e disa njerëzve për të shpëtuar të tjerët duke i zgjidhur problemet e tyre.

Duke qenë një fenomen psikologjik, sindroma e shpëtimtarit nuk është thjesht një qëndrim për të qenë altruist, por më tepër një lloj obsesioni.
Zakonisht “shpëtimtari” ndihet mirë vetëm kur po ndihmon dikë, sepse beson se ky është qëllimi i vetëm në jetë dhe është kaq i përkushtuar për të vënë në lojë të gjitha energjitë e tij.

Shpëtimtarët tërhiqen nga vulnerabiliteti dhe ankthi, veçanërisht nëse kanë përjetuar vetë dhimbje, të cilën e kanë shndërruar në ndjeshmëri të përgjithësuar. Ndonjëherë ata përpiqen të ndryshojnë njerëzit, duke imponuar atë që ata mendojnë se është më e mira për sa i përket karrierës, hobit, stilit të jetesës. Ata besojnë se është gjithmonë e nevojshme të gjendet një zgjidhje, ndoshta e menjëhershme, madje edhe për atë që duhet të përpunohet, si trauma ose humbja e diçkaje të rëndësishme. Bëjnë sakrifica të mëdha përsa u përket emocioneve, kohës, parave. Besojnë se janë të vetmit që mund të zgjidhin një situatë të caktuar. I lënë mënjanë nevojat e tyre për të bërë atë që ata mendojnë se është gjëja e duhur.

Shkaqet dhe origjina e sindromës së shpëtimtarit

Shkaku i sindromës së shpëtimtarit zakonisht gjendet tek njerëzit që ndihen të paaftë për të menaxhuar betejat personale, ose kanë përjetuar trauma të pazgjidhura në të kaluarën. Sipas psikologut Maury Joseph, shpëtimtari beson se, pavarësisht se nuk janë në gjendje të zgjidhin problemet e tyre, ata do të jenë në gjendje të shpëtojnë të gjithë botën.

Lexo edhe :  Divorcet gri: Pse çiftet ndahen pas 30 vitesh martesë? Përgjigjet psikologia

Rreziqet dhe pasojat

Përsëri sipas Joseph, një shpëtimtar, qoftë i frustruar apo i kënaqur me punën, mund të ndihet i lodhur ose bosh.
Nëse vuani nga sindroma e shpëtimtarit, mund të jetë e dobishme të bëni psikoanalizë./E.Ç

Të fundit

‘Prindërit Panda’, stili i prindërimit ledhatues e të butë

Në “arenën zoologjike” të stileve të prindërimit, pranë “prindërve tigër” (të ashpër dhe konkurrues), shfaqen “prindërit panda”. Të butë,...

Numërohen 46% e votave në Kukës, kryeson PD

Teksa janë numëruar 46% e votave ose 64 kuti nga 139 në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm me 54% të votave ose...

I akuzuar për korrupsion zgjedhor, arrestohet babai i kandidates së PSD në Fier

Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, është ndaluar me urdhër të SPAK nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje. Mësohet se...

Surpriza e Dibrës, PS i merr mandatin e tretë PD-së, kryeson me mbi 59% të votave

PS përmbys rezultatin në qarkun e Dibrës, ku sipas rezultateve paraprake ka marrë 10,441 vota ose 58.5% të totalit, duke siguruar 3 mandate. Krahasuar me...

Shqipëria ngjyroset rozë!/ Vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

Teksa janë numëruar mbi 28% e votave në rang vendi, rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të thellë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me...

Lajme të tjera

Web TV