Tirana zhgënjen sërish, bardheblutë bien në shijak nga Erzeni vetëm një javë pasa derbit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana e ka të pamundur të regjistrojë një seri prej disa fitoresh radhazi në Abissnet Superiore. Pas triumfit me përmbysje pak ditë më parë ndaj Kukësit, bardheblutë u rikthyen sërish tek humbja, pasi u mundën 1-0 nga Erzeni në Rrogozhinë.

Tirana e Julian Ahmatajt e nisi me ambicie takimin dhe brenda 10 minutave të para regjistroi dy raste të rrezikshme shënimi. Florent Hasani i shkoi shumë pranë golit për bardheblutë në minutën e 3′, por tentativa e sulmuesit anësor u ndal nga shtylla.

Pjesa e dytë foli për kryeqytetasit që u përpoqën për golin e barazimit, por hasën në rezistencën e lartë të shijakasve.

Festa e bardhebluve shpërtheu në minutën e 71′, pas golit të realizuar nga Filip Najdovski me kokë. Gjithsesi, festa ishte vetëm në mënyrë provizore për Tiranën, teksa pas tre minutash monitorim në VAR, kryesori Dyrmishi e konsideroi golin të parregullt dhe loja vijoi 1-0 në favor të Erzenit.

Pavarësisht se me vuajtje, Erzeni ruajti me sukses epërsinë deri në vërshëllimën finale dhe regjistroi tri pikë të vyera, pas pesë ndeshjesh radhazi në kampionat pa fitore dhe në këtë mënyrë ngjitet në mënyrë provizore në vendin e 6-të me 16 pikë. Nga ana tjetër, Tirana humbet shansin për të shkuar me moralin e duhur në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit të dielën dhe mbetet në vendin e 3-të me 21 pikë.

Të fundit

Thirrja e dytë e PS: Ju bëjmë thirrje, votoni sa më shumë këto minuta!

Ndërsa kanë mbetur edhe një orë nga mbyllja e votimit, zëdhënësja e PS për zgjedhjet, Silda Çepe iu ka...

Partia Socialiste denoncon kandidatët demokratë: U futën në qendrën e votimit…

Sipas tyre Luan Baçi dhe Gentian Çela janë regjistruar në orët e pasditeve pranë qendrave të votimit. “Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor...

Nga 929 emra në një qendër votimi, votojnë vetëm 91? Pse vlonjatët po rrinë në shtëpi?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Sipas të dhënave të fundit deri në orën 18:00, kanë...

La Liga, Barcelona përmbys Realin dhe “vret” kampionatin

Barcelona është shumë pranë fitimit të titullit kampion, pasi fitoi 4-3 kundër Real Madridit dhe u shkëput 7 pikë larg në krye të renditjes...

Lajm i keq për opozitën, shqiptarët po votojnë më pak se në 2021 (deri në orën 18:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV