111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, thumbon Harxhi: Ceremoniali i qeverisë qesharak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ka komentuar ceremonialin e mbajtur këtë të martë në nder të 111-vjetorit të Pavarësisë.

E ftuar në një program televiziv, Harxhi është shprehur se ceremoniali i organizuar nga qeveria ishte qesharak, dhe jo i denjë për një komb.

‘Pashë një ceremonial që ishte pjesë e të gjithë skenarit të përgjithshëm që ka disa vite që vazhdon, për të nxjerrë në pah ‘arritjet dhe sukseset’ e qeverisë me shumë komunistizim të të gjithë eventeve dhe me folklor të tepruar deri në atë masë që kalonte edhe në qesharak’, shprehet Harxhi ndër të tjera.

Harxhi: Kjo është festë kombëtare, nuk është festë e Shqipërisë dhe si festë kombëtare duhet të festohet si komb. Shoh shumë pak angazhim për ta festuar kombëtarisht si festë. Tirana zyrtare edhe në këtë rast ka një lloj paternaliteti në lidhje me festën kombëtare, festën e flamurit që është festë e të gjithë shqiptarëve. Përkundër fakti që do duhej patjetër që të kthehej në një hare kombëtare, ku kombi të bëhej bashkë, ato pjesë të kombit që nuk janë bashkë, administravisht dhe politikisht do duhet që sot të ishin të gjitha bashkë.

Unë nuk e shoh këtë gjë në këtë festë kombëtare dhe më vjen shumë keq, ndjej keqardhje të madhe.

Hareja e qytetarëve të Kosovës që mundohen ta festojnë atë me shqiptarët e Shqipërisë që gjenden në Kosovë është e pamat dhe të njëjtën gjë do doja ta shihja edhe këtu në Shqipëri.

Sot nuk pashë një ceremonial që të ishte i denjë për një komb, pashë një ceremonial që ishte pjesë e të gjithë skenarit të përgjithshëm që ka disa vite që vazhdon, për të nxjerrë në pah ‘arritjet dhe sukseset’ e qeverisë me shumë komunistizim të të gjithë eventeve dhe me folklor të tepruar deri në atë masë që kalonte edhe në qesharak. Shumë pak seriozitet në atë që duhej të bëhej./kb

Të fundit

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme” PS thirrje komisionerëve: Respektoni ligjin

PS i bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën e numërimit të votave...

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, teksa janë numëruar 470 qendra votimi nga 1282 në total. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste dominon me...

Zgjedhjet, POLITICO: ‘Omerta’ e mediave në Shqipëri, pse askush nuk nxorri exit-polle?

Disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën në Shqipëri, mbetet e paqartë nëse Partia Socialiste në pushtet siguroi një mandat të katërt historik...

Mes etheve për rezultatet e zgjedhjeve, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Ishte prekëse!

Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një foto nga...

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Sipas asaj...

Lajme të tjera

Web TV