Flamuri i Shqipërisë garon për rekordin Guinnes/ Arbnora Fejza: Dhuratë shtetit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja Arbnora Fejza Idrizi, emri i të cilës është shkruar tre herë në librin e rekordeve botërore Guinnes, ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka treguar emocionet dhe eksperiencën në punimin e saj më të ri, flamurin shqiptar më të madh me origam (me palosjen e fletëve), që garon për rekordin GUINNES.

E pyetur për punën e madhe dhe sfidat që ka kaluar gjatë këtij projekti, Arbnora Fejza shprehet se i janë dashur 120 mijë pjesë letre të punuar. Në këtë projekt janë angazhuar nxënës të medresesë në Prishtinë dhe familjarë të saj.

“Ky projekt ka qenë një ndër projektet që e ka punuar me shumë dashuri, por edhe një nga më të vështirat që e kam realizuar. Ka qenë një punë sfiduese për mua dhe për të gjithë stafin, kështu që jam shumë e lumtur që kam arritur të realizoj diçka gjigante për nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe t’ja bëj dhuratë shtetit shqiptar. I gjithë procesi i punës ka shkuar mirë, por edhe pavarësisht sfidave që u përballëm ne arritën që t’ja dilnim. Është dashur një muaj që të bëhej përgatitja e letrës, ku një copë letër ka pasur 10 palosje në vete, është dashur 120 mijë pjesë letre të punuar dhe të bëhen palosjet e duhura. Vështirësia më e madhe ka qenë kur kemi bërë matjet e para për të bërë shqiponjën, ato pikat koordinuese, masat etj.

Por më pas puna ka vazhduar ashtu siç e kemi planifikuar, përkundër vështirësive. Fillimisht kur kam bërë palosjet e letrave, kam angazhuar afër 70 nxënës nga shkolla e mesme “Medreseja Alauddin” Prishtinë, ku kanë punuar rreth 50 mijë pjesë letër, ndërsa 70 mijë pjesë kam punuar unë me disa familjarë të mi, ku nuk ka qenë aspak e lehtë. Një grup tjetër ka bërë dhe numërimin e tyre. Ka qenë një punë sfiduese për të gjithë grupin, mirëpo punimin e shqiponjës dy ditët e para e kam bërë vetë me dy-tre veta sepse kam pasur frikë t’ja besoj punën nxënësve. Natën finale me të gjithë stafin ne kemi bërë edhe punë përmbyllëse, përfundimin e flamurit gjë që na ka bërë të lumtur”, u shpreh Arbnora Fejza Idrizi./O.S

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV