Para borxh për drogën në Angli, merret peng 30-vjeçari në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar është marrë peng nga 3 persona në Durrës, për një borxh prej 6 mijë paund që i kishte një prej autorëve.

I riu Blerim Hanku, banues në Paskuqan, është futur me forcë në një makinë tip BMW nga shtetasit Iljaz Kotorja, Geri Cani dhe Jurgen Delia.

Pasi e morën ata janë nisur në drejtim të Shkozetit, por ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur lirimin e 30-vjeçarit.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMW X5”, nga shtetasit I. K., 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, G. C., 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe J. D., 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Këta tre shtetas po e kërcënonin Hankun për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi Iljaz Kotorja pretendonte se ia kishte detyrim për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu./e.t

Të fundit

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Lajme të tjera

Web TV