Rita Ora nderohet me “Çelësin e Qytetit” të Prishtinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Rita Ora është nderuar me “Çelësin e Qytetit” të Prishtinës.

Ora, e cila prej pak ditësh ndodhet në Kosovë, mori mbrëmjen e kaluar çelësin nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se këngëtarja Rita Ora na përfaqëson denjësisht në botë.

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi t’ju kishim në Prishtinë. Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën. Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik. Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”.

Ora mbërriti në Prishtinë në 26 nëntor, për të festuar në atdhe 33-vjetorin e lindjen. Ajo shoqërohej nga babai i saj Besnik Sahatçiu dhe nga bashkëshorti, regjisori Taika Waititi./E.Ç

Të fundit

Risitë e Kodit Penal, burg për profilet false në Facebook dhe për parakalim të gabuar

Përdorimi i imazhit të një personi për të hapur një profil fals në rrjetet sociale do të konsiderohet si...

Po shuante flakët që i rrezikonin shtëpinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda në trup!

Një tjetër person është lënduar nga flakët e Delvinës teksa ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa fshatra të zonës. Apostol Zhupa...

Edhe Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi mijëra banorëve!

Situata e zjarreve mbetet kritike edhe në vendin fqinj, Greqi. Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për...

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Duke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me shum kete KOD me disa...

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine...

Lajme të tjera

Web TV