Berisha vs. Alia-Nano-Rama-Veliaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Nga Eduard Zaloshnja

Vetëm një forcë e re politike, me një grup drejtues të pandikuar nga saga e gjatë Berisha vs. Alia-Nano-Rama-Veliaj, mund të hapë një horizont të ri politik në Shqipëri. Por deri më sot, kemi parë vetëm xhuxha përrreth Borëbardhës…

Për 111-vjetorin e Pavarsisë, Sali Berisha vendosi një kurorë në Vlorë, i shoqëruar nga pak demokratë vlonjatë. Po në Vlorë, Edi Rama, kryetari aktual i PS-së, ngriti flamurin i rrethuar nga shtetarët më të lartë shqiptarë.

Në Tiranë, Kryebashkiaku socialist Veliaj (ndoshta kryetari i ardhshëm i PS-së) ngriti flamurin në sheshin Skënderbej, i rrethuar nga kryebashkiakë të të gjithë trevave shqiptare.

Të pasqyruar njëri pas tjetrit, këto çaste ceremoniale nëpër emisione lajmesh televizive të ngacmojnë për zhvillimin e një analizë retrospektive të ulje-ngritjeve të Berishës në jetën politike shqiptare të 33 vjetëve të fundit.

Berisha ka qenë kryetari real i PD-së qysh nga themelimi i saj në dhjetor 1990, pavarësisht se kryetarë të saj kanë figuruar formalisht Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, Eduart Selami, Tritan Shehu apo Lulzim Basha. Në këta 33 vjet, Berisha ka njohur një fitore plebishitare më 1992 ndaj Ramiz Alisë (kapitenit të anijes së fundit komuniste që u fundos në Europë), një humbje plebishitare më 1997 ndaj Fatos Nanos (pasardhësit modern të Alisë), një fitore rrotë më rrotë më 2005 ndaj këtij të fundit, një humbje plebishitare më 2013 ndaj Edi Ramës (pasardhësit europian të Nanos), dhe një humbje të turpshme në zgjedhjet lokale të 2023-shit ndaj dyshes Rama-Veliaj (në 33 vjet nuk kishte ndodhur që një parti të fitonte 89% të garave bashkiake dhe që dikush të fitonte në Tiranë me 60 mijë vota epërsi).

Lexo edhe :  Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Në qoftë se, larg qoftë, Sali Berisha vdes, një Berishë do të jetë me gjasa kryetari ose kryetarja reale e PD-së, pavarsisht se cili do të jetë kryeatri formal i saj. Dhe nga ç’ka ndodhur në këta 33 vjet, dhe nga ç’tregojnë sondazhet periodikë që zhvilloj, nuk shoh ndonjë perspektivë të rikthimit në pushtet të Berishajve.

Vetëm një forcë e re politike, me një grup drejtues të pandikuar nga saga e gjatë Berisha vs. Alia-Nano-Rama-Veliaj, mund të hapë një horizont të ri politik në Shqipëri. Por deri më sot, kemi parë vetëm xhuxha përrreth Borëbardhës…/   S.M

Të fundit

Sa zgjedhës do të votojnë në secilin qark?

Eduard Zaloshnja  Mbi 3.71 milionë shtetas shqiptarë e kanë të drejtën e votimit në zgjedhjet e 11 majit (sipas listës...

Kallëzohet në Polici kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni

Kandidati i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, është kallëzuar në Polici nga një 66-vjeçar, me pretendimin se i ka shkuar këtij të fundit...

Konflikt i rëndë në familje, 19-vjeçari qëllon me armë motrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës në Ferizaj të Kosovës, ku një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e...

Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

Aksidenti që ndodhi vetëm 4 kilometra nga finishi ka lënë pasoja për çiklistin spanjoll Mikel Landa, që u rrëzuan në zonën e Freskut. 35-vjeçari ka...

Erdogan telefonon Ramën një ditë para zgjedhjeve: Urime për Samitin me KE!

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Në një...

Lajme të tjera

Web TV