Fitoi lotarinë 2 mln dollarë, ja këshillat e mikut që e çuan amerikanin drejt fitores

Një burrë nga Massachusetts, SHBA, tha se këshilla e një miku për të blerë një biletë lotarie e çoi atë në fitimin e një xhekpoti prej 2 milionë dollarësh.

Michael Silva nga Gloucester u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se fitoi 50 dollarë nga një biletë gërvishtëse prej 10 dollarësh dhe pyeti një mik se çfarë duhej të bënte me fitimet e tij.

Miku e këshilloi që të vazhdonte të luante, duke e bërë Silvën të shpenzonte fitimet e tij për një biletë tjetër, e cila doli të ishte fituese e çmimit kryesor prej 2 milionë dollarësh./e.t