Përplasje mes Messit dhe Scalonit tek Argjentina, “pleshti” i kërkon llogari trajnerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni pas fitores me Brazilin në kualifikueset e Kupës së Botës së vitit 2026 bëri mjaft bujë. Tekniku 45-vjeçar në mënyrë të befasishme lajmëroi se mund të largohet nga stoli i Albicelesteve. Por, kjo deklarata para mediave nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi.

Mediat argjentinas bëjnë të ditur se mes të dyve ka pasur nëj përplasje pas deklaratës së trajnerit me “pleshtin” që nuk ishte dakord me mënyrën si tekniku lajmëroi tërheqjen e mundshme. Sipas Messit, Scaloni fillimisht duhej të informonte skuadrën dhe të fliste në dhomat e zhveshjes dhe vetëm më pas t’i drejtohej mediave.

Mbetet për t’u parë tashmë se si do të vijojë raporti mes Scalonit dhe Messit e pjesës tjetër të futbollistëve. Tekniku kërkon të vazhdojë me kombëtaren edhe në Kupën e Amerikës verën e ardhshme e më pas të largohet. Por, me Messin kundër, aventura e trajnerit mund të mbyllet edhe më shpejt.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV