24 orë vrap Prishtinë- Tiranë/ Erzeni: Doja të ndjeja në qeliza atë që provuan dëshmorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erzeni është i riu nga Kosova, i cili ka vrapuar nga Prishtina në Tiranë brenda 24 orëve, duke përshkruar 260 kilometra, vetëm për festën e flamurit.

Ditën e sotme ai ishte i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku ka zbuluar se pse e mori këtë nismë. I riu shprehet se nuk ka qenë shumë e vështirë, pasi gjithë këtë e ka bërë me shumë dëshirë dhe pasion.

Ai shton se donte që të përjetonte sakrificat e njerëzve që kanë bërë në të kaluar për këtë komb dhe dëshironte të ndjente veten e tij në rrobat dhe qelizat e këtyre dëshmorëve.

“Për mua ka qenë shumë frymëzuese dhe kam qenë i bindur që do arrija në cakun e duhur që prej momentit që e kam marrë vendimin. E bëra sepse e doja ta ndjeja veten në rrobat dhe qelizën e tyre njerëzve që kanë sakrifikuar për këtë vend. Unë e përjetoj shumë atë që njerëzit kanë bërë në të kaluarën, kështu që doja të isha në shpirtin e tyre dhe të vrapoja i lirë në Rrugën e Kombit. Ju e dini që Kosova ka qenë nën regjimin serb dhe e kemi pasur të ndaluar të lëviznim të lirë nëpër rrugët tona. Kështu që për mua ka qenë një ndjenjë shumë e mirë”, tha Erzeni.

I pyetur nëse ka patur pengesa gjatë rrugës sepse moti në ato ditë ka qenë shumë i keq, ai tha:

“Vetëm kushtet klimatike ma kanë kushtëzuar pak ritmin e vrapimit, përndryshe nuk kam patur asnjë problem shëndetësor, faleminderit prej Zotit që gjithçka ka shkuar mirë, nuk kam pasur asnjë problem tjetër”.

Ndërkohë Erzeni kur mbërriti në Tiranë, ka marrë një medalje nga Bashkia e Tiranës, i cili shprehet mirënjohës dhe falënderues./e.t

Të fundit

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë...

Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Deri në orën 20:00 të ditës së djeshme janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht....

Doktori e “fjeti” mëndjen…

Nga Artur Ajazi Lere çfarë thotë, çfarë lexon dhe nxjerr në ekrane (video me vjedhje votash). Doktor Berisha e ka fjetur mëndjen. Edhe 4 vjet...

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me...

Tragjedia e “Soyuz 11”, tre kozmonautë sovjetikë vdesin në heshtje

30 qershor 1971 Në heshtjen e thellë të kozmosit, ku nuk dëgjohet britmë e njeriut dhe çdo frymëmarrje është një akt inxhinierik, vdekja vjen pa...

Lajme të tjera

Web TV