Arsyet pse 40% e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull. Psikologët e quajnë këtë injorancë të vullnetshme – akti i qëllimshëm i shmangies së informacionit që zbulon pasojat negative të veprimeve të tua.

Studiuesit supozuan dy motive të mundshme për injorancën e qëllimshme. Së pari, ata menduan se injoranca e vullnetshme mund të ofrojë një justifikim për të mos vepruar me bujari. Nëse një person nuk i di pasojat e veprimeve të tij, atëherë ai sërish mund ta konsiderojë veten një individ moralisht të qëndrueshëm edhe nëse vendos të veprojë me egoizëm. Injoranca e vullnetshme shërben për të mbrojtur imazhin e tyre për veten.

Motivimi i dytë i mundshëm njihet si “pavëmendshmëria njohëse”. Kjo do të thotë, njerëzve nuk u pëlqen të mendojnë më shumë sesa duhet. Mund të rrjedhë nga dembelizmi, mungesa e vëmendjes, apo mosdashja për të marrë kohë për të mësuar më shumë. Sido që të jetë, ata favorizojnë vendimin e shpejtë dhe të kollajtë – edhe sikur të kishin vepruar në mënyrë altruiste, nëse do të ishin informuar paraprakisht.

Nga ana tjetër, nëse ata që zgjodhën të mësonin për pasojat do të vepronin më bujarisht, kjo do të sugjeronte që personat e informuar me parazgjedhje do të kishin “përzgjedhur vetë” të mbeteshin injorantë nëse u jepej opsioni. Dhe kjo është ajo që studiuesit gjetën. Në të gjithë studimet, pjesëmarrësit që zgjodhën të informoheshin për pasojat kishin 7% më shumë gjasa të bënin zgjedhjen altruiste.

Pak më pak injorantë për injorancën e vullnetshme

Si fillim, pjesëmarrësit në masë dërrmuese erdhën nga Evropa dhe SHBA, që do të thotë se rezultatet mund të mos përsëriten në kultura të tjera. Studimet panë gjithashtu injorancën e qëllimshme në laborator kundrejt vendimeve aktuale në botën reale.

Lexo edhe :  Shitet për 5.5 milionë $ rezidenca luksoze e stilistit të famshëm Karl Lagerfeld

Së fundi, ata u përqendruan në detyra diskrete, që do të thotë se ato kryheshin vetëm një herë. Është e mundur që raundet e vazhdueshme të dhënies dhe marrjes midis vendimmarrësit dhe pritësve do të jepnin rezultate të ndryshme.

Megjithatë, autorët arrijnë në përfundimin se “të marra së bashku, provat e përgjithshme sugjerojnë se injoranca është me të vërtetë pjesërisht “e vullnetshme” dhe e nxitur nga motivet e kërkimit të justifikimit dhe të ruajtjes së imazhit të vetvetes”.

Të fundit

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë prej vitesh, ndërsa është fokusuar...

Lajme të tjera

Web TV