Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Beleri dhe Greqia/ Na jepni çelësat e burgut, t’ju japim integrimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia vijon të këmbëngulë në lirimin nga burgu të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Shteti fqinj po përdor veton për të penguar hapjen e kapitujve të negociatave Shqipëri-BE. Ky “shkëmbim” duket se nuk do të ndodhë pavarësisht këmbënguljes greke me parimin: “Na jepni Belerin, t’ju japim votën e integrimit”.

Lirimi i Fredi Belerit nga drejtësia shqiptare dhe dhënia e mandatit si kryetar i Bashkisë Himarë është kthyer në biletë këmbimi për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Athina zyrtare i ka kërkuar Edi Ramës që të lirojë Belerin për të dhënë dritën jeshile me votën e saj integrimit të vendit tonë. Sipas mediave greke, në takimin e ambasadorëve të BE në Bruksel, Greqia e ka bërë të qartë se çështja “Beleri” është kusht për rrugën europiane të Shqipërisë drejt Unionit. Sipas lajmit të “Kathimerini” referuar diskutimeve të bëra dje në Bruksel, shteti helen i ka dorëzuar BE një letër të firmosur duke e bërë të qartë se betimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është zgjidhja që Athina të mos vë veton për hapjen e kapitujve 23 dhe 24 në takimin e liderëve evropianë në Bruksel në 14-15 dhjetor. Përfaqësia diplomatike e Athinës zyrtare u shpreh se ende nuk ka ende asnjë informacion zyrtar mbi këtë çështje.

Qëndrimi i Gjermanisë

Ky presion i bërë nga Greqia nuk është parë me të njëjtin sy nga Gjermania e cila është kundër këtij vendimi. Ajo ka dalë kundër vendimit të Greqisë për të bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë si kundërpërgjigje për arrestimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Duke iu përgjigjur interesit të gazetës greke Ta Nea, ministria e Jashtme e Gjermanisë thekson se “çështja Beleri nuk duhet të bilaterizohet dhe aq më shumë të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. “Shqipëria është vendi që ka bërë më shumë hapa drejt anëtarësimit në BE dhe kjo rrugë nuk duhet të ndërpritet për shkak të një bilateralizimi për çështjen Beleri”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Gjermane. Sipas asaj që raporton Ta Nea, qeveria gjermane vlerëson se përcaktuese për procesin e integrimit të një vendi duhet të jenë kriteret e anëtarësimit dhe jo mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Ndaj çdo qasje tjetër përtej këtyre kritereve, për Gjermaninë është e papranueshme. “Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së. Është e rëndësishme që kjo të jetë gjithashtu pikë referimi për të gjitha shtetet anëtare në vendimet e tyre për hapat individualë në procesin e anëtarësimit. “Bilateralizimi” i procesit të anëtarësimit nuk është i pranueshëm”, thuhet në deklaratë. Më tej në përgjigjen e dhënë për median greke, Ministria e Jashtme e Gjermanisë nënvizon se çështja e kryebashkiakut të Himarës është çështje e drejtësisë shqiptare. “Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri, aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri”. Ta Nea raporton se kjo çështje ka qenë temë e diskutimit edhe e takimit që kryeministri Qiriakos Mitsotaqis zhvilloi disa ditë më parë në Gjermani ku u takua edhe me kancelarin Olaf Scholz. Fredi Beleri u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore për korrupsion zgjedhor, teksa SPAK pretendon se ai tentoi të blejë 8 vota për 400 euro.

Lexo edhe :  Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Ramën dhe 72 deputetë të PS, ja akuzat

Rama për bllokimin e negociatave

Kryeministri, Edi Rama në një komunikim për mediat, është pyetur për çështjen “Beleri” dhe nëse i druhet një bllokade nga Greqia për integrimin në BE. Rama tha se, nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë ai do të japë komentin e tij, pasi nëse do të fliste tani, do të ishte joetike. “Opinioni që unë kam marrë është ai që më ka vendosur në këtë pozicion ku jam, që nuk e kemi vënë në lëvizje qeverinë për të shkarkuar kryetarin e zgjedhur të Himarës, pavarësisht se ai nuk është paraqitur në detyrë në kushtet e pamundësisë. Sa i përket kërcënimit, unë e kam thënë opinionin tim, nuk dua të komentoj këtë sa herë që pyetem, sepse nuk dua të ushqej një debat ku nuk jemi palë. Qeveria nuk është palë. Qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur. Mbase në të shkuarën, qeveria mund ta luante rolin që ishte mësuar të luante. Ta vinte sistemin e drejtësisë në favor të kërkesave të të huajve”, është shprehur Rama. I pyetur nëse mundet Greqia që të dal kundër Shqipërisë ai tha se: “Po edhe mundet. Po pastaj? Nëse kjo do të ndodhë, kur të ndodhë do të dëgjoni komentin tim. Do ishte jo serioze që Shqipëria që njihet botërisht sot, si një vend ndryshe nga ai që ishte, qoftë nga opinioni ndërkombëtar, qoftë i institucioneve ndërkombëtare, të bllokohet për një çështje, që nuk është fare e integrimit në BE. Është një çështje që edhe në aspektin bilateral është minore”.

 

Të fundit

Përmbytje në Bosnje-Hercegovinë/ Begaj mesazh ngushëllimi homologut boshnjak për viktimat

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu keqardhjen e ti për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnje-Hercegovinë. “Me...

Nga 7.8 % deri në 35.3 %/ Tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë

Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga fundi i muajit tetor do të zbatojë tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë...

Beteja e ashpër për ‘thesarin më të madh në historinë njerëzore’

Galeoni spanjoll “San José”, i quajtur anija më e vlefshme në botë, u fundos nga britanikët në brigjet e Kolumbisë më shumë se 300...

Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po punohet për largimin e ujit nga banesat

Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar. Kjo është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, sipas të cilit strukturat e emergjencave civile janë...

FOTO/ Ndeshja ndaj Armenisë në “Air Albania”, publikohet lista e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Air Albania“, në orën 18:00. Të hënën nis...

Lajme të tjera

Web TV