“Çmimet nuk do ulen para 2025”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Objektivi i vendosur nga bankat qendrore europiane për të ulur nivelin e inflacionit nën 3 për qind brenda vitit të ardhshëm, nuk është i arritshëm.

Kështu thotë një raport i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Organizata thotë se bankat qendrore do të duhet që të mbajnë norma të larta interesi të paktën edhe për dy vitet e ardhshme, për të ulur inflacionin në objektivin e vendosur.

Objektiv për të ulur inflacionin nën 3 për qind të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm ka vendosur edhe Banka e Shqipërisë, që pak javë më parë rriti normën e interesit në 3.25 për qind.

Inflacioni në Shqipëri udhëhiqet nga ushqimet, ndërsa në vendet europiane nga energjia dhe ndërtimi.

Politikat shtrënguese të Bankës së Shqipërisë ndikojnë drejtpërdrejt në shtrenjtimin e kredive për qytetarët dhe bizneset.

Megjithatë, përhapja e gjerë e euros në ekonominë shqiptare kufizon efektet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë vetëm te monedha kombëtare.  /   S.M

Të fundit

VIDEO/ Federata del blof! Publikohet biseda e bujshme mes gjyqtarëve në Barcelona-Real

Barcelona fitoi dje përballë Real Madrid me rezultatin 4-3. “El Clasico” u mbyll me shumë polemika për gjykimin, ndërsa...

Ndërpritet për dy orë procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Është ndërprerë përkohësisht procesi i numërimit të votave në Belsh. Numërimi do të rifillojë në orën 12:00 Deri më tani janë numëruar 19 nga...

Përfundon numërimi në Kolonjë/ PS forcë e parë, ndiqet nga PD

Ka përfunduar numërimi i 26 kutive në Bashkinë e Kolonjës. Fituese në këtë bashki ka dalë Partia Socialiste, e ndjekur nga PD-ASHM dhe forcë e...

Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë

Drejtuesja politike për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka mbërritur në Vorë, ku edhe pritet që të dalë rezultati i votimit elektronik. KQZ e shtyu publikimin e...

Në vëzhgim prej një muaji, arrestohet nga SPAK 63 vjeçari që blinte vota

Një 63 vjeçar i cili ishte nën vëzhgim prej një muaji është arrestuar nga SPAK, pasi u vërtetua se blinte vota. Qytetari nga Fieri me...

Lajme të tjera

Web TV