Euro vazhdon të “rrokulliset”, zbret poshtë 102 lekëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro po vazhdon “rrokullisjen” në kursin e këmbimit me Lekun edhe pas festave të nëntorit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 101.92 lekë, në rënie me 0.51 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Ky është niveli më i ulët i kursit Euro-Lek që prej datës 1 gusht. Vetëm në 30 ditët e fundit, kursi Euro-Lek ka rënë me 3.4%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia ka arritur në 12.8%.

Rënia e Euros vazhdon të ndikojë edhe kursin e këmbimit të valutave të tjera kryesore kundrejt Lekun.

Dollari Amerikan u këmbye të enjten me 93.32 lekë, niveli më i ulët që prej datës 2 gusht. Në një muaj, monedha amerikane është zhvlerësuar me 6.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e kursit të dollarit ka arritur në 17.2%.

Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane shënuan një rritje të lehtë ditën e sotme, por ngelen sidoqoftë pranë niveleve më të ulëta të katër muajve të fundit.

Sipas agjentëve të kursit të këmbimit, gjatë muajit nëntor rënia e kursit Euro-Lek është ndikuar nga një rritje e ofertës së Euros në tregun valutor. Vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e shtimit të ofertës së Euros është e lidhur me eksportet e energjisë elektrike.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare gjatë muajit nëntor ka kryer pesë procedura të shitjes së energjisë elektrike, gjatë të cilave është shitur energji elektrike për një vlerë prej afërsisht 10 milionë eurosh.

Por, sipas burimeve nga tregu, edhe prodhues të tjerë privatë të energjisë kanë realizuar shitje të konsiderueshme të valutës, çka tregon një efekt të ndjeshëm të prurjeve valutore nga eksportet energjetike.

Rritja e ofertës së Euros erdhi në një periudhë kur kursi tashmë karakterizohej nga një ofertë konstante e valutës, e lidhur sidomos me turizmin dhe nga një kërkesë e pakët për monedhën europiane.

Lexo edhe :  Eksperti i pasurive të paluajtshme: E pamundur të gjesh prona me 1000 euro metri katror

Agjentët besojnë se shumë prej importuesve të mëdhenj të ekonomisë realizuan blerje të valutës gjatë sezonit veror, për të shfrytëzuar nivelet e ulëta të kursit Euro-Lek. Kjo ka bërë që kërkesa për valutë gjatë muajve në vazhdim të jetë më e ulët.

Në krahun tjetër, tregu duket se vazhdon të vuajë një shtrëngim të ofertës së Lekut. Në muajin tetor, depozitat në Lekë shënuan rritjen më të lartë mujore të vitit 2023, por, në tërësi, agregati monetar M2 shënoi një rritje shumë të vogël.

Rritja vjetore e agregatit M2, që përfaqëson ofertën monetare në Lekë, u ngadalësua më tej në 1.9%, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta të pesë viteve të fundit.

Një ndikim të konsiderueshëm në frenimin e ofertës së Lekut ka luajtur edhe suficiti buxhetor rekord i qeverisë shqiptare. Në fund të 10-mujorit, suficiti kishte vlerën e më shumë se 48 miliardë lekëve.

Tashmë, një efekt sado i vogël nga rritja e shpenzimeve buxhetore në kursin e këmbimit mund të ndihet vetëm gjatë muajit dhjetor, ndoshta në ditët e fundit të tij, siç ndodhi vitin e kaluar.

Kursi Euro-Lek po shënon një cikël të ri dhe të papritur rënieje, që po e çon pranë niveleve më të ulëta historike, që u regjistruan në korrik të këtij viti.

Forcimi i Lekut në teori ndihmon në uljen e presioneve inflacioniste, por nga ana tjetër vendos në sprovë të mëtejshme ata sektorë të ekonomisë me të ardhura në valutë dhe shpenzime në Lekë, duke filluar nga eksportuesit e mallrave dhe të shërbimeve.  Monitor/  S.M

Euro vazhdon të “rrokulliset”, zbret poshtë 102

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV